Miku
Adami dhe Eva
Janar 2026 Miku


“Adami dhe Eva”, Miku, janar 2026, f. 46–48.

Eja, Më Ndiq

Adami dhe Eva

Adami dhe Eva në Kopshtin e Edenit me kafshët

Adami dhe Eva qenë të parët nga fëmijët e Atit Qiellor që jetuan në tokë. Ata jetuan në Kopshtin e Edenit.

Pema e jetës

Perëndia i la të hanin frutën e çdo peme përveç njërës. Nëse do të hanin nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, ata do të duhej të largoheshin nga kopshti dhe përfundimisht do të vdisnin. Por Satani i gënjeu ata. Ai tha se nëse do ta hanin frutën, ata do të njihnin të mirën nga e keqja, por nuk do të vdisnin.

Eva zgjodhi një frutë nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes

Eva zgjodhi ta hante frutën.

Duart e Evës duke e kaluar frutën te duart e Adamit

Më pas ajo i dha Adamit një pjesë nga fruta. Ai gjithashtu zgjodhi ta hante atë.

Adami dhe Eva fshihen në shkurre kur shfaqen Ati Qiellor dhe Jezu Krishti

Perëndia dhe Jezu Krishti u bënë një vizitë atyre, por Adami dhe Eva patën frikë dhe u fshehën. Perëndia i pyeti nëse kishin ngrënë frutë nga pema.

Adami dhe Eva të veshur me rroba lëkure dhe duke u larguar nga Kopshti i Edenit

Adami dhe Eva thanë se e kishin ngrënë frutën. Tani atyre iu desh të largoheshin nga Kopshti i Edenit. Por Perëndia kishte një plan për ta. Tani ata e njihnin të drejtën nga e gabuara dhe mund të kishin fëmijë.

Adami dhe Eva me familjen e tyre

Adami dhe Eva premtuan t’u binden urdhërimeve të Perëndisë. Ata mësuan më shumë rreth Birit të Perëndisë, Jezu Krishtit. Ata ishin të lumtur ngaqë Ai do ta ndihmonte familjen e tyre të kthehej te Perëndia.