“Ushqim dhe Argëtim”, Miku, janar 2026, f. 12–13.
Ushqim dhe Argëtim
Dhuro një Dorë
Ati Qiellor dhe Jezu Krishti të duan kaq shumë. Bëje këtë kartolinë argëtuese për t’i treguar dikujt se edhe ti e do atë.
-
Palose një fletë letre të pashkruar më dysh.
-
Vendose gishtin e vogël tek ana e palosjes dhe bëj skicimin e dorës sate.
-
Prite përgjatë vijës së jashtme. Mos e prit në vijën e palosjes.
-
Hape kartolinën dhe shkruaj ose vizato një mesazh dashamirës brenda për dikë.
Koha e Ëmbëlsirave
Vendos përbërësit e dëshiruar në një tortijë. Mund t’i hedhësh gjalpë kikiriku dhe pelte, spec djegës dhe djathë, spinaq dhe mish gjeldeti, ose çfarë të dëshirosh! Pastaj mbështille tortijën në formë rrotulle dhe prite me kujdes në feta. Shërbeje në atë mënyrë që të duket forma spirale e tortijës.
Duart Ndihmëtare
Kur Jezu Krishti ishte në tokë, Ai i deshi të gjithë dhe u shërbeu të gjithëve. Ne mund ta ndjekim shembullin e Tij sot. Si i keni shërbyer dikujt?
Kur ndihmoj dikë, ndihem sikur Ati Qiellor është vërtet krenar dhe i lumtur.
Feliks G., 11 vjeç, Konteja Kisumu, Kenia
Ndihmova një fëmijë që u lëndua në këndin e lojërave. U ndjeva e lumtur sepse munda të ndihmoj.
Hejzëll L., 7 vjeçe, Kaliforni, SHBA
Punimi artistik nga Anna Oldroyd