Miku
“Së Shpejti Do të Jem Tetë Vjeçe”
Janar 2026 Miku


“Së Shpejti Do të Jem Tetë Vjeçe”, Miku, janar 2026, f. 20–21.

“Së Shpejti Do të Jem Tetë Vjeçe”

Kur vajza ime ishte rreth gjashtë vjeçe, ne u përpoqëm sa më shumë që të ishte e mundur që ajo të shihte pagëzimet e fëmijëve të tjerë. Pas çdo pagëzimi, ne bisedonim me të për atë që kishte ndodhur. E ndihmuam të kuptonte se kur të ishte mjaftueshëm e rritur për t’u pagëzuar, ajo do të ishte në gjendje të gjykonte të drejtën nga e gabuara. Pas çdo pagëzimi, ajo thoshte: “Së shpejti do të mbush tetë vjeçe dhe do të pagëzohem edhe unë”.

Më në fund, vajza ime mbushi tetë vjeçe. Ajo u pagëzua dhe u konfirmua. Tani ajo kishte dhuratën e Frymës së Shenjtë. Ne i thamë se një nga mënyrat më të mira për ta mbajtur Frymën e Shenjtë me vete, ishte të merrte sakramentin.

Kur e merr sakramentin, ti premton ta kujtosh gjithmonë Jezu Krishtin. Fryma e Shenjtë do të të ndihmojë të bësh gjërat që dha mësim Jezusi dhe do të të kujtojë atë që mëson rreth Tij në shtëpi dhe në Fillore. Fryma e Shenjtë flet me një zë të qetë e të ulët dhe do të të ndihmojë të kuptosh se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar.

Tani vajza ime e do shumë sakramentin! Mund ta duash dhe ti. Ndërsa e merr sakramentin çdo javë dhe e kujton Jezu Krishtin, do ta ndiesh më shumë Frymën e Shenjtë dhe Ai do të vazhdojë të të udhëheqë. Do të jesh në gjendje ta kujtosh gjithmonë Jezu Krishtin.

Hapat e Besëlidhjes

Ngjyros çdo skenë për të ndjekur vijueshmërinë ndërsa vajza e Plakut Oxhediran përgatitet të bëjë dhe të mbajë besëlidhjen e saj të pagëzimit.

Faqe në formatin PDF

Ilustrimet nga Samantha Windley