Miku
Ujë; Muzikë; Argëtim
Janar 2026 Miku


“Ujë; Muzikë; Argëtim”, Miku, janar 2026, f. 28.

Ujë; Muzikë; Argëtim

Krijo muzikë në shtëpi duke përdorur vetëm ujë dhe gota!

  1. Vendosi gotat ose kavanozët në një rresht.

  2. Mbushe secilën gotë me një sasi të ndryshme uji. Gota e parë duhet të ketë sasinë më të madhe të ujit dhe gota e fundit duhet të ketë sasinë më të vogël të ujit.

  3. Shto ngjyrues ushqimor në ujë nëse do.

  4. Trokiti lehtë gotat me lugë dhe dëgjo tingujt e ndryshëm që bën secila gotë. Shto më shumë ujë për të krijuar nota më të ulëta ose derdh pak ujë për t’i bërë më të larta.

  5. Provo të luash disa nota nga kënga “Kur të Pagëzohem” në faqen tjetër, ose krijo këngën tënde!

Lexo fjalët e këngës “Kur të Pagëzohem” në faqen tjetër. Pastaj vizato një figurë që tregon se si të bën të ndihesh kënga dhe tregoja atë dikujt!

Faqe në formatin PDF

Fotografia nga Cristy Powell