“Pagëzimi Është Një Dhuratë e Gëzueshme”, Miku, janar 2026, f. 2–3.
Nga Presidenca e Fillores
Pagëzimi Është një Dhuratë e Gëzueshme
Dikur fola me një djalë që ishte në ankth se do të pagëzohej. Ai ishte i shqetësuar se do të ishte përgjegjës për të gjitha mëkatet e tij.
I thashë se pagëzimi është një dhuratë e gëzueshme dhe se nuk kishte pse të kishte frikë. Pasi të pagëzohesh, Ati Qiellor mund të të ndihmojë më shumë! Presidenti Nelson dha mësim se, kur pagëzohesh dhe bën një besëlidhje me Perëndinë, Ai kurrë nuk do të heqë dorë së ndihmuari ty.* Ati Qiellor të fton të marrësh dhuratën e Frymës së Shenjtë për të të udhërrëfyer kur të konfirmohesh. Dhe kur bën një zgjedhje të gabuar, mund të pendohesh dhe të falesh sepse Biri i Atit Qiellor, Jezu Krishti, tashmë e pagoi çmimin për mëkatet e tua.
Çfarë bekimi është që Ati Qiellor të fton në moshën tetë vjeç të bësh një besëlidhje me Të, që Ai të mund të të bekojë edhe më shumë! Të pret gëzim i madh kur e ndërmerr këtë hap për të ndjekur Jezu Krishtin.
Kur të Pagëzohem, Unë Mund …
Të mbaj mend premtimet e mia të pagëzimit kur marr sakramentin.
Ta kem Frymën e Shenjtë gjithmonë me vete.
T’i përkas Kishës së Jezu Krishtit.
Ta marr mbi vete emrin e Jezu Krishtit dhe ta ndjek Atë çdo ditë.
Ilustrimet nga Bryan Beach