Miku
Tomasi, Mbledhësi
Janar 2026 Miku


“Tomasi, Mbledhësi”, Miku, janar 2026, f. 17.

Tomasi, Mbledhësi

Ilustrimi i një djali që përshëndet me dorë

Unë quhem Tomas dhe jam një mbledhës.

Këtë vit në Fillore po mësojmë si të mbledhim. Udhëheqësit tanë na kërkuan të mbledhim familjet tona për lutje dhe studim të shkrimeve të shenjta. Ata duan që ne të ushtrojmë mbledhjen në mënyrë që të dimë si të mblidhemi tani dhe kur të rritemi – në misione, në shkollë, apo edhe kur jemi vetëm. Në këtë mënyrë ne gjithmonë mund të mblidhemi shpirtërisht me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin dhe të gjejmë paqe tek Ata.

Detyra ime është të mbledh familjen time për lutjen e mëngjesit. Unë pyes: “A do të bashkoheni me mua për lutje?” Vëllai im, Henri, na mbledh për lutjen e mbrëmjes dhe studimin e shkrimeve të shenjta.

Një të shtunë në mëngjes, u nisëm herët për të luajtur basketboll. Më pas, bëmë punë të ndryshme. Papritmas m’u kujtua dhe thashë: “Mami, harruam të mblidheshim për t’u lutur”. Ajo më tha se mund të mblidheshim kur të ktheheshim në shtëpi. Por unë thashë: “Duhet të mblidhemi dhe të lutemi pikërisht tani!” Ajo më kërkoi të thosha lutjen, por i mbajti sytë hapur sepse po ngiste makinën.

Mami dhe babi na tregojnë mua dhe Henrit sa mirënjohës janë që e mbledhim familjen tonë për lutje dhe studim të shkrimeve të shenjta. Ata thonë se zërat tanë të vegjël sjellin një ndryshim të madh në shtëpinë tonë. Ata na thonë se, ngaqë mblidhemi, familja jonë është e bekuar.

Ilustrim i një familjeje të gjunjëzuar në lutje
Faqe në formatin PDF

Ilustrimet nga Augusto Zambonato