Miku
Përshëndetje nga Filipinet!
Janar 2026 Miku


“Përshëndetje nga Filipinet!” Miku, janar 2026, f. 8–9.

Përshëndetje nga Filipinet!

Filipinet janë një grup i madh ishujsh në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor. Atje jetojnë më shumë se 100 milionë njerëz! Gjuhët zyrtare janë gjuha filipinase dhe anglishtja.

Vendi i Ishujve

Ka më shumë se 7640 ishuj në Filipine. Njerëzit jetojnë në gati 2000 prej atyre ishujve.

Çokollatë në Verë

Kodrat e Çokollatës ndodhen në ishullin e Boholit. Gjatë sezonit të thatësirës, këto kodra marrin ngjyrë kafe dhe duken si grumbuj të mëdhenj çokollate!

Një Shqiponjë Gjigante

Shqiponja filipinase është shpendi kombëtar dhe një nga shqiponjat më të mëdha në botë.

Peshkim me Bambu

Njerëzit peshkojnë shumë këtu. Një mënyrë se si ata kapin peshq, është duke e goditur ujin me një copë të gjatë bambuje. Kjo i tremb peshqit dhe i fut në rrjetat e tyre.

Koha për të Festuar!

Në Filipine ne e festojmë Krishtlindjen për katër muaj, duke filluar që nga muaji shtator. Ne fillojmë të vendosim muzikë Krishtlindjesh dhe të zbukurojmë deri në fund të sezonit që është në fillim të janarit.

Faqe në formatin PDF

Ilustrimet nga Minna Miná