Miku
Telashe Miqsh
Janar 2026 Miku


“Telashe Miqsh”, Miku, janar 2026, f. 22–23.

Telashe Miqsh

Pse duhet të lutet Meti për Jozefin? Ishte Jozefi ai që po sillej keq!

Një ngjarje e vërtetë nga SHBA‑ja.

Ilustrim i dy djemve që qëndrojnë shpinë më shpinë, njëri shikon larg me krahët e kryqëzuar dhe njëri shikon tjetrin me dorën te qafa e vet

Meti shkelmoi një guralec, teksa ecte për në shtëpi. Nuk mund ta kuptonte. Përse ndihej kaq keq?

Ai kishte kaluar kohë me mikun e tij, Jozefin. Por Jozefi dukej shumë i mërzitur dhe Meti kishte shkuar në shtëpi më herët nga ç’e kishte planifikuar.

Ndoshta më duket mua ashtu”, – mendoi Meti. “Ndoshta Jozefi po kalon një ditë të keqe.”

Të nesërmen, kur Meti shkoi në shkollë, e pa Jozefin duke folur me një grup shokësh. Meti e thirri dhe e përshëndeti me dorë. Jozefi pa nga Meti, por nuk e përshëndeti. Ai u kthye nga shokët e tij.

Jozefi thjesht nuk më pa”, – i tha vetes Meti.

Gjatë orës së mësimit, kur erdhi koha për punë në grup, Meti iu afrua Jozefit. “A dëshiron të punojmë bashkë?” – pyeti Meti.

Jozefi bëri sikur nuk e dëgjoi fare. “Eja, Majk”, – i tha Jozefi djalit që ishte ulur pranë tij. “Eja të shkojmë të punojmë atje.”

Të dy djemtë u larguan. Metit iu bë sikur kishte një gur në stomak. Diçka po e shqetësonte padyshim Jozefin. Por çfarë?

Metit nuk i shkonte ndërmend asgjë që mund të kishte bërë për ta zemëruar Jozefin. Sigurisht, ndonjëherë ata luanin bejsboll në ekipe të kundërta në pushim. Por gjithmonë toknin duart me njëri-tjetrin pas pushimit. Pse ndjeva sikur Jozefi po zgjidhte të ishte në ekipin kundërshtar në çdo gjë?

Të paktën mund të flas me Jozefin në pushim”, – mendoi Meti.

Në pushim, Meti vrapoi t’u bashkohej fëmijëve të tjerë në fushë.

“Ej, Jozef!” – thirri Meti. “A mund të flas me ty për një minutë?”

“Tani fillon loja”, – tha Jozefi.

“Në rregull, do të vij të luaj në anën tënde jashtë vijave dhe mund të flasim”, – tha Meti.

“Je shumë vonë. Nuk ka vend nga ana ime”, – tha Jozefi ndërsa vrapoi për t’u bashkuar me ekipin e tij.

Meti pa teksa të gjithë filluan të luanin. Fakti që kishte shumë njerëz, nuk e kishte shqetësuar kurrë më parë Jozefin. Të gjithë kishin qenë përherë të mirëpritur.

Por Meti me siguri nuk ndihej i mirëpritur nga Jozefi. Pse po vepronte Jozefi në këtë mënyrë? Pse nuk po e përfshinte atë? Meti nuk kishte bërë asgjë të gabuar!

“Jozefi është ai që po bën diçka të gabuar,” – u tha Meti prindërve të tij në darkë. “Ai as nuk do të flasë me mua dhe të më tregojë se për çfarë është i zemëruar!”

“Kjo duket vërtet e vështirë”, – tha mami.

Meti ndjeu që lot të nxehtë i dolën nga sytë. “Më duket sikur nuk është më shoku im dhe nuk e di pse.”

“Jam krenar për ty që përpiqesh të flasësh me të për këtë”, – tha babi. “Ndoshta mund të përpiqesh t’i tregosh se si ndihesh dhe se do ta ndihmosh.”

Meti mblodhi supet. Nga mënyra se si ishte sjellë Jozefi, Meti nuk ishte i sigurt nëse Jozefi do ta dëgjonte.

Mami ia shtrëngoi fort dorën Metit. “Do të lutemi edhe ne për ty dhe për Jozefin.”

Atë natë, ndërsa Meti po bëhej gati për të fjetur, mendoi për atë që kishin thënë mami dhe babi. Ai ishte lutur për miqtë e tij më parë kur ishin të trishtuar ose po kalonin kohë të vështira. Por kjo ishte ndryshe, apo jo? Jozefi ishte ai që po sillej keq me .

Pse atëherë prindërit e Metit po luteshin për Jozefin? A duhej të lutej edhe ai për Jozefin?

Meti u ul në gjunjë pranë shtratit të tij. “Atë Qiellor, është e vështirë të mos zemërohesh me Jozefin”, – u lut Meti. “Mund ta kuptoj që është i zemëruar, por nuk më ka thënë se çfarë e shqetëson.”

Meti ndaloi. “Dua të flas me të, por nuk jam i sigurt nëse do të më tregojë çfarë nuk shkon. Të lutem ndihmoje për çfarëdo gjëje që e shqetëson. Dhe çfarëdo që të ndodhë, të lutem më ndihmo të jem ende i mirë me të.”

Ndërsa Meti lutej, ai filloi të ndihej i qetë brenda vetes. Ai e dinte që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti ishin miqtë e tij më të mirë. Ata mund ta ndihmonin që ai ta donte Jozefin, pavarësisht se çfarë zgjidhte të bënte Jozefi. Dhe Ata do të ishin aty për të edhe nëse Jozefi nuk do të ishte miku i tij.

Meti buzëqeshi. Në fund të fundit, lutja për Jozefin kishte qenë një ide e mirë.

Ilustrim i një djali që gjunjëzohet pranë shtratit për t’u lutur
Faqe në formatin PDF

Ilustrimet nga Mark Robison