Drejt e në Temë
Çfarë dimë rreth Rebekës, bashkëshortes së Isakut?
Rebekah at the Well [Rebeka te Pusi], nga Michael Deas
Këtu janë disa gjëra që i dimë rreth Rebekës:
Ajo ishte e virtytshme dhe e bukur. Shih te Zanafilla 24:16.
Ajo ishte e dashur dhe e zellshme. Shërbëtori i Abrahamit udhëtoi larg për të gjetur dikë për birin e Abrahamit, Isakun, që të martohej brenda besëlidhjes. Ai u ndal te një pus dhe u lut që gruaja e cila do të nxirrte ujë për të dhe për 10 devetë e tij, do të ishte gruaja që Perëndia e kishte caktuar për t’u martuar me Isakun. Rebeka e bëri këtë gjë. (Shih te Zanafilla 24:1–28.)
Ajo kishte besim të madh. Kur asaj iu kërkua të nesërmen nëse do të kthehej me shërbëtorin e Abrahamit, Rebeka tha se do të shkonte. Ajo kishte besim te Zoti, i cili e kishte udhërrëfyer shërbëtorin. (Shih te Zanafilla 24:50–58.) Gjithashtu, gjatë më shumë se 20 vjetëve pa fëmijë, ajo nuk e humbi shpresën te besëlidhjet e saj (shih te Zanafilla 25:20, 26).
Ajo mori zbulesë për familjen e saj. Kur Rebeka ishte shtatzënë me binjakë, Zoti i tha: “Më i madhi do t’i shërbejë më të voglit” (Zanafilla 25:23). Më vonë ajo pa se si binjaku më i madh, Esau, nuk e pranoi këshillën e Zotit dhe nuk e respektoi parëbirninë e vet dhe se si binjaku më i vogël, Jakobi, qe besnik. Ajo e ndihmoi Jakobin të merrte bekimin e parëbirnisë dhe e paralajmëroi se vëllai i tij donte ta vriste. (Shih te Zanafilla 27.)