Zëra të Rinisë
Kremtimi i Shpëtimtarit
Ilustrimi nga Katelyn Budge
Më pëlqen shumë Pashka. Më pëlqen shumë mbledhja së bashku si familje për të kremtuar ngritjen e Jezu Krishtit nga vdekja. Kalimi i kohës me familjen time është gjithmonë diçka që më pëlqen vërtet, por të menduarit për të gjitha gjërat që ka bërë Shpëtimtari për ne, është diçka edhe më e mrekullueshme.
Kur përgatitemi për gjuetinë tonë të vezëve të Pashkës, ne vendosim shkrime të shenjta brenda vezëve. I lexojmë shkrimet e shenjta teksa i gjemë ato gjatë gjuetisë. Një herë, bëmë një varr të vogël. Pastaj i shkruam të gjitha shqetësimet tona në letër, i vendosëm brenda varrit dhe vendosëm një gur në hyrje të tij. Ditën pasuese, të gjitha letrat ishin hequr, duke na kujtuar se si Shpëtimtari mund të na ndihmojë për shqetësimet tona.
Jezu Krishti është Miku im i përsosur Qiellor. E di se pavarësisht nga çdo gjë, Ai do të më kuptojë gjithmonë.
Zoi S., 17 vjeçe, Bavari, Gjermani
I pëlqen vallëzimi, tenisi dhe të qenit aktive.