Për Forcën e Rinisë
Unë Mund ta Ftoj Çdo Njeri
Për Forcën e Rinisë, Mars 2026


Zëra të Rinisë

Unë Mund ta Ftoj Çdo Njeri

të rinj e të reja në një gjueti vezësh për Pashkë

Ilustrimi nga Katelyn Budge

Më shkakton pak ankth ndarja e ungjillit me shokët dhe shoqet, por ndihem edhe i gëzuar dhe i emocionuar. Çdo vit, ne bëjmë një gjueti vezësh Pashke në shtëpinë tonë. Ftojmë misionarët dhe miqtë tanë që nuk janë anëtarë të Kishës.

Unë gjithashtu shpesh ftoj shokët dhe shoqet e mia për të ardhur në kishë ose në aktivitete të rinisë. Vetëm një shok ka ardhur në një aktivitet dhe askush nuk ka ardhur në kishë ende. Por vazhdoj t’i ftoj me qëllim që ata të mund të afrohen më shumë me Perëndinë dhe të jetojnë me Të përsëri. Më bën të lumtur shërbimi ndaj të tjerëve duke i ftuar të vijnë te Krishti.

Jezu Krishti është Shpëtimtari dhe Shëlbuesi ynë, Qengji i Perëndisë dhe Bariu i Mirë. E di se do të mund të jetojmë me Perëndinë përsëri nëse e ndjekim Atë.

i ri

Akoni C., 13 vjeç, Havai, SHBA

I pëlqen të luajë sporte, të vrapojë në pista vrapimi dhe të ndërtojë gjëra.