Lidhu
Fabio P.
16 vjeç, Salsburg, Austri
Fotografia nga Ashlee Larsen
Për Pashkë, ne zakonisht mblidhemi së bashku me tërë familjen tonë, rreth 30 deri në 40 njerëz. Kur isha më i vogël, mezi prisja për shportën me vezë e çokollata. Dhe ajo qe vërtet zbavitëse. Por në këto kohë, jam më i përqendruar te kuptimi i Pashkës.
Në kishë, flasim shumë rreth Pashkës. Dhe në studimin tim të shkrimeve të shenjta, unë përqendrohem më shumë tek ajo që ndodhi gjatë Pashkës. Mendoj rreth Jezu Krishtit dhe asaj çfarë bëri Ai për ne dhe ndiej lidhje më të fortë me Të.
Shkrimi im i shenjtë i parapëlqyer është tek 3 Nefi 15:9. Aty thuhet: “Vini re, unë jam ligji dhe drita. Shikoni tek unë dhe duroni deri në fund, dhe do të jetoni; pasi atij që duron deri në fund, unë do t’i jap jetën e përjetshme.”
Nëse vazhdoj të përpiqem fort për të zgjedhur të drejtën në jetën time, sikurse po bëj pikërisht tani, unë mund të kthehem tek Ai dhe të kem jetë të përjetshme.