Si Mund t’i Ndihmoj Shokët dhe Familjarët e Mi?
Si një qenie e ringjallur, Jezu Krishti vizitoi nefitët dhe i ftoi të bënin diçka që vendosi një model për atë që mund të bëjmë edhe ne si dishepuj të Tij bashkëkohorë. Ai tha:
“A ka mes jush ndonjë që është i sëmurë? … A ka ndonjë që është i çalë ose i verbër, … ose i prekur në ndonjë mënyrë? I sillni këtu dhe unë do t’i shëroj ata, pasi kam dhembshuri për ju” (3 Nefi 17:7).
Vini re se si u përgjigjën ata dishepuj të lashtë.
“E gjithë turma … shk[oi] para me të sëmurët [e tyre] dhe … me të gjithë ata që ishin të prekur në ndonjë mënyrë; dhe ai i shëroi” (3 Nefi 17:9).
Unë e di se Jezu Krishti jeton dhe se Ai është ende Shëruesi bujar. Kur i përgjigjemi ftesës së Tij për t’i sjellë tek Ai miqtë dhe familjarët tanë, Ai do t’i shërojë ata sipas vetë mënyrës së Tij.
“Dhe të gjithë, qoftë ata që u shëruan dhe ata që ishin të shëndetshëm, u përulën te këmbët e tij dhe e adhuruan” (3 Nefi 17:10).
Le të vijmë gjithsecili te Krishti ndërkohë që i sjellim të tjerët tek Ai në këtë periudhë Pashke.
Me dashuri,
Shon R. Dikson
Këshilltar i Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Të Rinjve