Për Forcën e Rinisë
Stacioni i Zbavitjes
Për Forcën e Rinisë, Mars 2026


Stacioni i Zbavitjes

Stacioni i Zbavitjes

Shkarkoje në formatin PDF

Ilustrimet nga Mark Robison

Gjëegjëza me Arsyetim e Traditave të Pashkës

Gjashtë adoleshentë shkojnë në dyqanin ushqimor pak përpara Pashkës. Duke përdorur figurën dhe të dhënat kyç, përputheni secilin adoleshent me traditën e familjes së vet të Pashkës së përqendruar te Krishti. (Shih faqen 16 për të zbuluar se si këto tradita mund të përqendrohen te Shpëtimtari.)

  1. Ela

  2. Davidi

  3. Frida

  4. Huani

  5. Xhulia

  6. Oliveri

Traditat:

  1. Ngre një balonë

  2. Thur gjethe palme

  3. Bën një zjarr bubulak

  4. Lyen vezë

  5. Bën dhe thyen lëvozhga vezësh të mbushura me copëza letre shumëngjyrëshe konfeti

  6. Ha bukë të veçantë

Të dhënat kyç:

Adoleshenti/ja që po planifikon një zjarr bubulak, është shok/shoqe me adoleshentin/en që ngre një balonë.

Adoleshenti/ja që bën bukë të veçantë, ka një qen.

Adoleshentit/es që thur gjethe palmash, i pëlqejnë bananet.

Elës i nevojiten më shumë vezë për kremtimin e saj.

Për kremtimin e tij, Davidi po shpreson për ca erë.

Një i ri i bën lëvozhgat e vezëve të mbushura me copëza letre shumëngjyrëshe konfeti.

Balona të Çmendura

Në Bermudë, shumë njerëz ngrenë balona për Pashkë, për të kujtuar ngritjen e Krishtit nga varri. Cilën balonë po ngre adoleshentja?

1.

2.

3.

Konkursi i Haikut

Një haiku është një lloj poezie japoneze me vetëm tri vargje. Vargu i parë është me pesë rrokje, vargu i dytë është me shtatë rrokje dhe vargu i tretë me pesë rrokje. (Nëse nuk e di se çfarë është një “rrokje”, pyet nënën tënde ose një person tjetër të mençur.)

Tani është radha jote. Shkruaj një haiku Pashke rreth flijimit ose Ringjalljes së Shpëtimtarit. Çfarë domethënie ka Shlyerja e Tij për ty?

Na e dërgo me postë elektronike haikun tënd (në gjuhën tënde amtare) tek adresa ftsoy@ChurchofJesusChrist.org, për një mundësi që të botohet në revistë.

Vizatime Humoristike

vizatim humoristik

E sheh, Dejvid, unë mund të të jap një peshk dhe të të ushqej për një ditë, ose mund të të mësoj të zësh peshk dhe të të ushqej për një jetë të tërë.

A s’mund të shkojmë thjesht të marrim një picë, babi?

Rajën Stokër

Përgjigjet

Gjëegjëza me Arsyetim e Traditave të Pashkës: 1D, 2A, 3C, 4E, 5B, 6F

Balona të Çmendura: Balona që po ngre një adoleshente është balona 1.