Për Forcën e Rinisë
Si mund të përqendrohem më shumë te Shpëtimtari gjatë periudhës së Pashkës?
Për Forcën e Rinisë, Mars 2026


Pyetje dhe Përgjigje

“Si mund të përqendrohem më shumë te Shpëtimtari gjatë periudhës së Pashkës?”

i ri

“Unë bëj përpjekje që të përqendrohem te Shpëtimtari duke dëgjuar muzikë lartësuese moralisht, duke menduar më shumë rreth Tij, me drejtimin tek Ai në jetën time të përditshme dhe duke u lutur shumë. Gjithashtu më pëlqen të lexoj shkrimet e shenjta, të mësoj për Ringjalljen e Tij dhe shpresën që ai më sjell.”

Maksuell R., 16 vjeç, Misuri, SHBA

e re

“Gjej shkrime të shenjta që t’i lexoni së bashku si familje çdo ditë ose javë, për t’ju kujtuar për këtë periudhë të rëndësishme në jetën e Shpëtimtarit. Kërko mundësi çdo ditë për t’u shërbyer të tjerëve në mënyra si shërbeu Krishti.”

Ahonima A., 15 vjeçe, Tongatapu, Tongë

i ri

“Unë mund të përqendrohem më shumë te Krishti duke treguar diçka rreth Tij në internet çdo ditë.”

Kejlëb F., 17 vjeç, Arizona, SHBA

e re

“Lexoj shkrimet e shenjta që përshkruajnë jetën e Tij, veçanërisht javën e fundit përpara Kryqëzimit të Tij. Rrëfimi im i parapëlqyer është te Mateu 21–27. Leximi i shkrimeve të shenjta më ndihmon të ndihem më pranë Shpëtimtarit tim dhe ta kuptoj më mirë Shlyerjen e Tij.”

Grejs M., 15 vjeçe, Alberta, Kanada

e re

“Pashka dhe Shlyerja e Jezu Krishtit më kujton për fillimet e reja dhe nisjet rishtazi. Përditësimi i rutinave të mia nga dita në ditë dhe rivlerësimi i synimeve të mia, më jep një mundësi për ta përqendruar sërish te Krishti jetën time dhe për ta kujtuar Atë me më shumë qëllim, gjatë kësaj kohe të veçantë të vitit.”

Lili H., 17 vjeçe, Kaliforni, SHBA