Histori nga Dhiata e Vjetër
Zanafilla 37–47
I Shitur në Egjipt
Jozefi
Ilustrimet nga Katy Dockrill
Historia e Tij
Rroba
Jozefi ishte djali i parapëlqyer i atit të Tij, Jakobit. Jakobi i bëri atij një rrobë të veçantë. Vëllezërit e Jozefit ishin ziliqarë. (Nuk ndihmoi fakti që Jozefi shihte ëndrra të frymëzuara nga Perëndia se ai do të sundonte mbi ta një ditë.)
Tradhtia
Vëllezërit e tij e shitën Jozefin te njerëz që po shkonin në Egjipt dhe i thanë Jakobit se Jozefi kishte vdekur. Në Egjipt, Jozefi ishte skllav dhe e futën në burg për një krim që nuk e kreu. Ai ishte gjithmonë besnik ndaj Perëndisë dhe Zoti ishte me të dhe e bekoi atë.
Zia e Bukës
Më së fundi Jozefi interpretoi ëndrrën e faraonit dhe i dha atij këshillë për t’u përgatitur për një zi buke që po vinte. Faraoni e bëri Jozefin sundimtar në Egjipt. Shpejt, vëllezërit e tij erdhën në Egjipt për të blerë drithë. Ata nuk e kuptuan se po kërkonin ndihmë nga vëllai që e kishin shitur.
Çlirimi
Jozefi më së fundi ia zbuloi veten vëllezërve të tij dhe u ofroi ushqim e strehim në Egjipt. Ai i fali dhe e shpëtoi familjen e tij. Po këta vëllezër u bënë 12 Fiset e Izraelit.
Historia Jote
Si Jozefi, ti mund të kesh ditë kur ndihesh i tradhtuar ose i lënduar. Veprimet e njerëzve të tjerë mund të kenë pasoja të mëdha. Por kur je besnik ndaj Perëndisë dhe përpiqesh t’i falësh të tjerët, ti do të forcohesh e bekohesh.