Zëra të Rinisë
Një Udhëtim për në Tempull
Ilustrimi nga Katelyn Budge
Pati një kohë kur nuk arrita ta vizitoja tempullin për gati gjashtë vjet. Këto vite ishin çastet më të zymta të jetës sime ngaqë humba edhe nënën brenda kësaj periudhe. Doja të shkoja në tempull, por ishte gati një orë larg nga shtëpia dhe nuk kisha para për transportin dhe askënd që të më çonte.
Më pas, vitin e kaluar u thirra si presidente e klasës së Të Rejave. Kur udhëheqësja ime e Të Rejave më kërkoi ta ndihmoja për të planifikuar aktivitetet për vitin, i thashë asaj se gjëja e parë që duhet të bënim, ishte të shkonim në tempull si klasë. Kur ua njoftova këtë të rejave, ato ishin tejet të emocionuara. Për shumicën prej tyre, do të ishte hera e parë që do të shkonin. U luta dhe agjërova kaq shumë teksa përgatiteshim për udhëtimin. Nuk doja që as edhe një gjë të shkonte keq.
Në tempull, u ndjeva e çliruar nga çdo barrë. Premtova ta vizitoja tempullin më shpesh. Ishte një përvojë kaq e bukur dhe një bekim. Isha kaq e emocionuar që unë dhe shoqet e mia tek të rejat po merrnim pjesë në veprën e madhërishme të Atit tonë Qiellor.
E di se tempulli është shtëpia e shenjtë e Zotit, ku kryhen ordinanca të shenjta. Atje, ne mund t’i përgjërohemi Atit Qiellor në lutje dhe Ai do t’i vërë gjërat në vendin e duhur në kohën e Tij, do të na mbushë me dashuri dhe do të na japë paqe të përhershme. E di se kur shohim te Krishti, ne do të shohim mrekullitë që na nevojiten. Ne jemi fëmijë të dashur të Atit tonë Qiellor dhe Ai ka një punë të madhërishme për ne për ta bërë – mbledhjen e Izraelit në të dyja anët e velit.
Preshës K., 17 vjeçe, Shteti i Abias, Nigeri
I pëlqen të dëgjojë muzikë, të këndojë dhe të zërë shoqe të reja.