Për Forcën e Rinisë
Kremtimi i Pashkës
Për Forcën e Rinisë, Mars 2026


Kremtimi i Pashkës

Ndërkohë që Kujtojmë se te Cili Përqendrohet e Gjitha Ajo

6 tradita të Pashkës nga anembanë botës dhe mënyra se si mund të na ndihmojnë ta kujtojmë Jezu Krishtin.

Vezët e Pashkës

Ilustrimet nga Judy Bloomfield

Tradita

Lidhja me Krishtin

1. Vezët e Pashkës

Vezë, vezë, vezë. Anekënd botës, vezët e Pashkës zbukurohen, kërkohen, mbështillen, thyhen dhe hahen. Në Gjermani dhe Austri, vezët e Pashkës varen në pemë (Ostereierbaum). Në Meksikë vezët zbrazen dhe mbushen me copëza letre shumëngjyrëshe konfeti (cascarones) dhe pastaj thyhen në kokën e dikujt.

Duhet thënë, shumë njerëz i përdorin vezët për të kremtuar Pashkën pa u përqendruar aspak te Shpëtimtari. Na takon neve që të përqendrohemi te Shpëtimtari në traditat tona të Pashkës. Vezët mund të jenë simbole të një jete të re, një lidhje e shpejtë me ringjalljen. Boja e kuqe është përdorur në disa kultura për të përfaqësuar flijimin e Shpëtimtarit. Dhe kur një vezë thyhet për ta hapur, lëvozhga mund të na sjellë në mend varrin e zbrazët dhe Shpëtimtarin e Ringjallur. Nëse nuk e ke bërë lidhjen me Të të traditave të tua të Pashkës, tani është koha për të filluar.

2. Zjarret e Pashkës

Bërja e një zjarri bubulak është një traditë e zakonshme për Pashkën, veçanërisht në Gjermani, Holandë, Kroaci dhe Finlandë.

zjarr

Zjarri në kohën e Pashkës mund të na kujtojë që të shohim te Shpëtimtari, i cili i sjell dritë e ngrohtësi botës dhe është, në fakt, Vetë Drita e Botës (shih te Gjoni 8:12).

3. Ushqime të Veçanta

Nëpër botë, në kohën e Pashkës, dy ushqime simbolike hahen herë pas here: qengji dhe buka.

bukë dhe bërxollë qengji

Qengji mund të të drejtojë te Qengji i Perëndisë, Shpëtimtari Vetë. Buka mund të na kujtojë Jezu Krishtin, i cili është Buka e Jetës (shih te Gjoni 6:35).

4. Valëvitja e Gjetheve të Palmës

Në disa shtete, të tilla si Italia, Spanja, Filipinet, Meksika, Egjipti dhe Etiopia, njerëzit thurin gjethe palmash ose bimësh të tjera në të Dielën e Palmave.

gjethe palme

E Diela e Palmave është e diela para Pashkës dhe kremton hyrjen ngadhënjimtare të Jezusit në Jerusalem, kur njerëzit shtruan përtokë gjethe palme përpara Tij.

5. Ngritja e Balonave

Në Bermudë, në kohën e Pashkës, njerëzit ngrenë balona shumëngjyrëshe.

balonë

Kjo traditë është një kujtues i këndshëm për Ringjalljen e Shpëtimtarit dhe mënyrën se si Ai më pas u ngrit drejt qiellit.

6. Adhurimi në Kishë

Mos harro njërën nga traditat më të rëndësishme të Pashkës – vajtjen në Kishë! Ne shkojmë në Kishë në të dielën e Pashkës për të marrë sakramentin dhe për të kujtuar Shpëtimtarin. (Nëse konferenca e përgjithshme është në ditën e Pashkës, ne mund ta kujtojmë Atë duke dëgjuar konferencën dhe më pas, ta marrim sakramentin përsëri javën e ardhshme.)

bukë dhe ujë sakramenti

Kur i mbajmë besëlidhjet tona dhe i ripërtërijmë ato nëpërmjet sakramentit, ne bekohemi që ta kemi gjithmonë Shpirtin me ne. Kjo mund të na ndihmojë që të lidhemi me Shpëtimtarin për Pashkë dhe gjithashtu, në çdo ditë tjetër.

Përfshirja e Rinisë: Traditat Vetjake të Pashkës

“Unë u jap vezë Pashke prej çokollate misionarëve në lagjen time.”

Xhenifer M., 23 vjeçe, Pernambuko, Brazil

“Familja jonë bëri një vakt ushqimi të darkës së fundit dhe u përpoqëm ta bënim sa më tradicional që të mundeshim.”

Allis F., 16 vjeçe, Jutë, SHBA

“Familja ime dhe unë shkojmë në një varrezë, këndojmë himne së bashku dhe japim dëshmitë tona.”

Rejçëll G., 19 vjeçe, Virxhinia, SHBA

“Shkova në tempull për fundjavën e Pashkës.”

Ejvëri A., 17 vjeçe, Nevadë, SHBA

“Lexova librat e Ungjijve dhe historinë e jetës së Jezusit. Është gëzim i madh të mësosh rreth Tij gjatë Pashkës.”

Esteban A., 15 vjeç, San‑Hoze, Kosta-Rikë

“Në Polinezinë Franceze bëmë një koncert ndërfetar të rinisë për Pashkë. Përmes stuhisë dhe baticë-zbaticës, Zoti e bëri atë një natë mrekullish, gëzimi dhe uniteti.”

Tehina C.T., 24 vjeçe, Tupuai, Polinezia Franceze

“Këtë vit u përqendrova te studimi i asaj që bëri Krishti gjatë Javës së Shenjtë.”

Medisën R., 18 vjeçe, Jutë, SHBA