Sesioni i Pasdites të së Dielës
Marrja mbi Vete e Emrit të Jezu Krishtit
Pjesë të shkëputura
Nigeri
Mund të shohim se ka të paktën pesë ngjashmëri me procesin nëpërmjet të cilit ne marrim mbi vete emrin e Jezu Krishtit. …
Ngjashmëria e parë është identifikimi. … Kur marrim mbi vete emrin e Jezu Krishtit, ne e lidhim emrin tonë me emrin e Tij. Ne identifikohemi me Të. …
E lidhur ngushtë me identifikimin gjendet një ngjashmëri tjetër – kujtimi. … Për ne, marrja e sakramentit çdo javë na ndihmon që ta kujtojmë Jezu Krishtin gjatë gjithë javës. …
… Edhe kur jemi të zënë me çështje të tjera, ne qëndrojmë të vëmendshëm ndaj Tij, po ashtu siç kujtojmë vetë emrat tanë, pavarësisht nga çdo gjë tjetër tek e cila përqendrohemi.
Një rezultat i të kujtuarit të asaj që Shpëtimtari e ka bërë për ne, është një ngjashmëri e tretë – përngjasimi. … Për ne, sa më shumë që identifikohemi me Jezu Krishtin dhe e kujtojmë Atë, aq më shumë dëshirojmë të jemi si Ai. …
Përngjasimi me Jezu Krishtin na çon drejt një ngjashmërie të katërt – përputhjes me qëllimet e Tij. Ne i bashkohemi në veprën e Tij. …
… Bërja e këtyre katër gjërave na çon drejt një ngjashmërie të pestë – fuqizimit. Ne marrim fuqinë dhe bekimet e Perëndisë në jetën tonë. …
Teksa bëjmë besëlidhje shtesë me Perëndinë, ne marrim mbi vete më plotësisht emrin e Jezu Krishtit. Si pasojë, Perëndia na bekon me më shumë prej fuqisë së Tij. …
… Ejani tek Ati ynë Qiellor. Merrni mbi vete emrin e Jezu Krishtit. … Ju do të bëheni një trashëgimtar i ekzaltuar në mbretërinë e Atit tonë në Qiell, një bashkëtrashëgimtar me të Parëlindurin e Tij, Shpëtimtarin dhe Shëlbuesin tonë të dashur.