2025
Le të Jetë Zemra Juaj në Harmoni me Jezu Krishtin: Muzika e Fillores – Dhuratë e Shenjtë
Për Forcën e Rinisë, Nëntor 2025


Sesioni i Paradites të së Shtunës

Le të Jetë Zemra Juaj në Harmoni me Jezu Krishtin: Muzika e Fillores – Dhuratë e Shenjtë

Pjesë të shkëputura

alt text

Brazil

Filipine

SHBA

Shkarkoje në formatin PDF

Kam gjetur gëzim te lidhja me bashkëshenjtorët nëpërmjet gjuhës së përbashkët të muzikës së shenjtë. Dhe veçanërisht nëpërmjet këngëve të thjeshta të Fillores, Shpirti i Shenjtë i ka kapërcyer barrierat gjuhësore dhe ma ka mbushur zemrën me pëshpëritjen e Tij. …

… Muzika e Fillores është një nga mjetet më të ëmbla të Perëndisë për të mbjellë farat e dëshmisë në zemrën e dishepujve më të vegjël të Shpëtimtarit. …

… Muzika ka qenë gjithmonë në zemër të mësimdhënies së ungjillit ndaj fëmijëve. Këngët e Fillores mund të bëhen gjuha e parë shpirtërore e një fëmije sepse meloditë e tyre të thjeshta dhe të paharrueshme u japin zë të vërtetave të ungjillit. …

Këngët e Fillores gjithashtu mund të jenë mjete mësimdhënëse të fuqishme doktrinore. Disa këngë tregojnë historitë e jetës dhe shërbesës së Shpëtimtarit. Të tjera na mësojnë për cilësitë e Tij, si besimi i Tij, shpresa e Tij dhe dashuria e Tij hyjnore. Dhe këngët më të shenjta dëshmojnë për Shlyerjen e Tij të pafundme dhe dashurinë që rrjedh nga ai akt shpëtimi. …

… Një këngë e mësuar në moshën gjashtëvjeçare ka fuqinë të qëndrojë me ne dhe mund të kthehet dekada më vonë në çaste vendimmarrjeje, tundimi, pikëllimi ose gëzimi. …

… Shpirti mund ta përdorë muzikën për t’i skalitur të vërtetat e përjetshme në zemrën e tyre të butë. Dhe, me kalimin e kohës, fëmijët mund të zgjedhin ta kenë në harmoni dhe ta kthejnë zemrën dhe jetën e tyre te Jezu Krishti duke bërë dhe duke mbajtur besëlidhjet e shenjta me Të. …

Të dashur miq, unë dëshmoj se këngët e Fillores na mësojnë të vërtetat dhe doktrinën e përjetshme që na çojnë te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij.