Sesioni i Mbrëmjes të së Shtunës
Jezu Krishti dhe Fillimi i Ri për Ju
Pjesë të shkëputura
Japoni
Qendra e Konferencave, SHBA
Nigeri
Jezusi “e përshkoi vendin duke bërë mirë”. … Çfarë minimizimi i pamasë! …
Çdo gjë që Ai tha e bëri, siguroi një fillim të ri për secilin prej atyre që Ai shëroi, bekoi, mësoi dhe çliroi prej mëkatit. Ai nuk iu largua atyre dhe me siguri nuk do t’ju largohet as juve. …
… Të gjithë ne mund të kemi një fillim të ri nëpërmjet dhe për shkak të Jezu Krishtit. Edhe ju. … Kjo është kisha e fillimeve të reja! …
Pendimi u hap derën fillimeve tona të reja, nisjeve tona nga e para dhe shanseve të dyta për ne. …
… Agimet e reja, kapitujt e rinj dhe shanset e reja janë thelbi i thjeshtë i lajmeve të mira të ungjillit!
… Kundërshtari është i vetmi që përfiton nga ideja që jeni fundosur. Ju nuk jeni fundosur.
Dhe fillimet e reja janë për më tepër sesa thjesht për mëkatet dhe gabimet tona. … Ju vërtet mund të ndryshoni gjërat te vetja që ju kanë shterur fuqinë për vite me radhë. …
Atyre që po hasin vështirësi me të njëjtin mëkat apo të njëjtën pengesë në mënyrë të vazhdueshme, vijoni përpara. … Dhe mirëbesojini fillimit të ri që është gati për ju sa herë që i drejtoheni sërish Atit tuaj me çiltërsi zemre. …
… Ju lutem, pranojeni fillimin tuaj të ri, madje që sot, pikërisht tani. Jezu Krishti është Autori dhe Plotësonjësi i besimit tonë, duke shkruar një numër të panumërt kapitujsh të rinj për ne. Ai është Fillimi dhe Mbarimi, fundi i turpit dhe vuajtjes sonë dhe fillimi i një jete të re në Të, duke na lejuar që ta lëmë pas të shkuarën dhe të fillojmë sërish me një agim të ri, aq herë sa të kemi nevojë.