Sesioni i Paradites të së Dielës
Të Vënë në Provë dhe të Forcuar në Krisht
Pjesë të shkëputura
Peru
Shumë kohë më parë synoja të mësoja fizikë dhe matematikë në vitet e mia të kolegjit. Kjo më ngarkoi shumë. … Fillova të mendoja që të hiqja dorë fare, të bëja diçka më të lehtë.
Ndihesha i pafuqishëm. Teksa lutesha, ndjeva sigurinë e qetë të Zotit. Ndjeva që Ai më tha këtë në mendje: “Unë po të vë në provë, por jam me ty gjithashtu”. …
Mësova se vështirësia që pata me fizikën, ishte në fakt një dhuratë nga Zoti. Ai po më mësonte se, me ndihmën e Tij, unë mund të bëja gjëra që dukeshin të pamundura nëse kisha besimin se Atë do ta kisha pranë për të më ndihmuar. Nëpërmjet kësaj dhurate, Zoti po punonte që të më provonte dhe të më forconte.
… Të vësh në provë një copë çeliku do të thotë ta vendosesh në kushte sforcuese. … Çeliku nuk dobësohet nga të provuarit. Në fakt, kthehet në diçka që të jep besueshmëri, diçka të fortë aq sa të durojë barrë më të mëdha. …
Kur vazhdojmë të kemi besim te Jezu Krishti edhe kur gjërat mund të na duken të pamundura për momentin, ne bëhemi më të fortë shpirtërisht. …
Falë Shlyerjes së Tij të lavdishme, Jezu Krishti mund të na forcojë në kohët tona të sprovës. …
… Mund të vijë në heshtje, përmes sprovave të jetës familjare. Mund të vijë përmes sëmundjes ose zhgënjimit, pikëllimit ose vetmisë.
Unë dëshmoj se këto çaste nuk janë prova se Zoti ju ka braktisur. Përkundrazi, ato janë dëshmi se Ai ju do mjaftueshëm për t’ju rafinuar e forcuar. Ai po ju bën mjaft të fortë për të mbajtur peshën e jetës së përjetshme.