Sesioni i Paradites të së Shtunës
Bëjeni Pjesën Tuaj me Gjithë Zemër
Pjesë të shkëputura
Gjermani
Thënë thjesht, dishepullimi do disiplinë vetjake. …
… Besimi ynë, që është besnikëria jonë ndaj Shpëtimtarit, bëhet më i fortë teksa vihet në provë kundrejt kundërshtimit me të cilin përballemi këtu në vdekshmëri. Ai zgjat sepse ne vazhdojmë ta ushqejmë, sepse vazhdojmë ta vëmë në zbatim në mënyrë aktive dhe nuk heqim dorë kurrë.
Nga ana tjetër, nëse nuk arrijmë ta përdorim besimin dhe fuqinë e tij bindëse duke vepruar me të, bëhemi më pak të sigurt për gjërat që për ne dikur ishin të shenjta, më të pasigurt për gjërat që dikur e dinim se ishin të vërteta. …
Zjarri i dëshmisë së djeshme mund të na ngrohë deri për njëfarë kohe. …
… Dhuratat tona zmadhohen e shumëfishohen vetëm kur i vëmë në përdorim. …
Mund të jetë e vërtetë se dhuratat tona shpirtërore nuk bien gjithmonë në sy, por kjo nuk do të thotë që janë më pak të rëndësishme. …
Pra, le të bëjmë secili pjesën tonë të vogël. …
Mbani mend, është Jezu Krishti Ai që e bëri tashmë pjesën mbinjerëzore kur mposhti vdekjen dhe mëkatin.
Pjesa jonë është të ndjekim Krishtin. …
Atje ku besimi është i dobët, fillojeni me një shpresë te Krishti Jezus dhe te fuqia e Tij për t’ju pastruar dhe për t’ju bërë të kulluar. …
Ne e dimë se vetëm përpjekjet tona nuk mund të na bëjnë çelestialë. Por ato mund të na bëjnë besnikë dhe të zotuar ndaj Jezu Krishtit dhe Ai mund të na bëjë çelestialë. …
… Jemi falënderues për hapat që hodhëm dje, por nuk ndalojmë me aq. E dimë se kemi një rrugë të gjatë për të bërë, por nuk e lëmë këtë të na shkurajojë.
Ky është thelbi i asaj që jemi si ndjekës të Krishtit.