Sesioni i Mbrëmjes të së Shtunës
T’i Japim Zemër Njëri‑Tjetrit
Pjesë të shkëputura
Ekuador
Zelandë e Re
Kemi nevojë për njëri‑tjetrin. Forca hyjnore vjen nga uniteti dhe kjo është arsyeja pse Satani synon të na përçajë.
Fatkeqësisht, për disa prej nesh, frekuentimi i kishës ndonjëherë mund të jetë i vështirë për shumë arsye të ndryshme. …
Përvoja jonë në kishë ka për qëllim që të sigurojë lidhjet jetike me Zotin dhe me njëri‑tjetrin që janë tejet të nevojshme për mirëqenien tonë shpirtërore dhe emocionale. …
Dashuria dhe kujdesi si i Krishtit janë tiparet më të larta e më të shenjta. …
… Të gjithë ne jemi pjesë e familjes së Perëndisë dhe Ai i do të gjithë fëmijët e Tij. Ai dëshiron që fëmijët e Tij ta duan Atë si edhe njëri‑tjetrin.
Jeta e Shpëtimtarit ishte një shembull dashurie, mbledhjeje dhe lartësimi ndaj atyre që shoqëria i kishte gjykuar si të dëbuar dhe të papastër. Shembulli i Tij është shembulli që jemi urdhëruar të ndjekim. …
Do të ketë raste në jetën e secilit kur do të jemi ne ata që kemi nevojë për ndihmë dhe inkurajim. Le të zotohemi tani që ta bëjmë këtë gjithmonë për njëri‑tjetrin! …
Të gjithë ju që mund të mendoni se keni mbetur shumë prapa në këtë garë të jetës, në këtë rrugëtim të vdekshmërisë, ju lutem, vazhdoni përpara. Vetëm Shpëtimtari mund ta gjykojë plotësisht se në ç’pikë duhet të jeni në këtë garë të jetës, dhe Ai është i dhembshur dhe i drejtë. …
Mbajini sytë drejt Shpëtimtarit. Ai është shufra juaj e hekurit. Mos e lëshoni Atë. Unë dëshmoj se Ai jeton dhe se ju mund t’i mirëbesoni Atij. Unë dëshmoj gjithashtu se Ai po ju jep zemër juve.