2025
Stolisur me Virtytin e Vetëpërmbajtjes
Për Forcën e Rinisë, Nëntor 2025


Sesioni i Paradites të së Dielës

Stolisur me Virtytin e Vetëpërmbajtjes

Pjesë të shkëputura

alt text

Estoni

Kili

Shkarkoje në formatin PDF

Zoti shpalli: …

“Dhe askush s’mund të ndihmojë në këtë punë, nëse nuk do të jetë i përulur dhe plot dashuri, duke patur besim, shpresë dhe dashuri hyjnore, duke qenë i matur në gjithë gjërat, çfarëdo që do t’i besohet kujdesit të tij”.

Udhëzimi i Shpëtimtarit, i shënuar në këtë zbulesë të shenjtë, na kujton se vetëpërmbajtja është një përforcim thelbësor për një themel të patundur te Jezu Krishti. …

Ndër cilësitë që stolisin dishepujt e vërtetë të Krishtit, vetëpërmbajtja shquhet si një pasqyrim i Vetë Shpëtimtarit, një fryt i çmuar i Shpirtit, në dispozicion për të gjithë ata që janë të hapur ndaj ndikimit hyjnor. …

Dishepujt e Krishtit që përpiqen fort ta kultivojnë këtë cilësi si të Krishtit, bëhen gjithnjë e më të përulur dhe plot dashuri. …

… Ungjilli i Jezu Krishtit na fton ta ushtrojmë këtë virtyt veçanërisht në kohë sfidash, sepse pikërisht në këto raste zbulohet karakteri i vërtetë i një individi. …

Shërbesa e Shpëtimtarit në tokë u shenjua nga virtyti i vetëpërmbajtjes në të gjitha aspektet e karakterit të Tij. …

Jezu Krishti, më i madhi nga të gjithë, vuajti për ne derisa i doli gjak nga çdo por, megjithatë, Ai kurrë nuk lejoi që zemërimi t’ia ndizte zemrën, po ashtu, nuk shpëtoi qoftë as edhe një fjalë agresive, fyese ose përdhosëse nga goja e Tij, madje edhe në mes të një mundimi të atillë. …

… Ndërsa përpiqemi me besim dhe zell që ta ndërthurim vetëpërmbajtjen në veprimet dhe fjalët tona, unë dëshmoj se ne do ta forcojmë dhe ankorojmë jetën tonë më fort mbi themelin e sigurt të Shëlbuesit tonë.