2025
Dashuria Shlyese e Jezu Krishtit
Për Forcën e Rinisë, Nëntor 2025


Sesioni i Mbrëmjes të së Shtunës

Dashuria Shlyese e Jezu Krishtit

Pjesë të shkëputura

alt text

Talitha Cumi [Talitha Kumi], nga Eva Timothy

Shkarkoje në formatin PDF

Nëse keni kryer mëkate të rënda dhe jeni në procesin e pendimit ose keni dëshirën për t’u penduar plotësisht dhe për të ndier gëzimin e papërshkrueshëm të faljes, ju lutem që ta dini se kjo mrekulli po ju pret. …

Largimi nga mëkati, kthimi drejt Perëndisë dhe forcimi i besimit tuaj te Jezu Krishti janë një fillim i bukur. Dorëzimi i vullnetit tuaj me përulësi ndaj Perëndisë përfshin pranimin e mëkateve të rënda para peshkopit ose presidentit tuaj të degës, por falja juaj e plotë vjen nga Shpëtimtari. …

Dëshira për t’u kthyer realisht te Perëndia shoqërohet me vendosmërinë për të qenë plotësisht të sinqertë me Atin tuaj Qiellor, me veten tuaj, me ata që janë lënduar, dhe me udhëheqësin tuaj të priftërisë. …

Dëshirimi juaj ju shtyn që të doni të riparoni atë që keni thyer. Megjithatë, duke kuptuar se disa gjëra nuk janë në fuqinë tuaj për t’i riparuar, ju luteni me zjarr që Zoti, nëpërmjet hirit të Tij, të ndihmojë për të shëruar ata që janë lënduar si pasojë e veprimeve tuaja. …

Ndërsa kërkoni faljen e Zotit, jini të durueshëm teksa prisni miratimin e Tij të plotë. …

Juve që jeni lënduar kaq padrejtësisht nga mëkatet e rënda prej dikujt tjetër, me shpirt dua t’jua përcjell dashurinë dhe dhembshurinë e Shpëtimtarit, ngushëllimin dhe paqen e Tij.

… Ju jap sigurinë time absolute që Shpëtimtari ju njeh dhe ju do. Kërkojini ndihmë. Ai është ngushëllimi dhe forca juaj; Ai do të dërgojë engjëjt e Tij për t’ju ngritur.