2025
Askush Nuk Ulet Vetëm
Për Forcën e Rinisë, Nëntor 2025


Sesioni i Pasdites të së Shtunës

Askush Nuk Ulet Vetëm

Pjesë të shkëputura

alt text

Afrikë e Jugut

Estoni

Shkarkoje në formatin PDF

Në shëmbëlltyrën e Samaritanit të mirë, Jezusi na fton të vijmë te njëri‑tjetri dhe tek Ai në hanin e Tij, që është Kisha e Tij. …

Fryma e frazës “vend [në han]” përfshin parimin “askush nuk ulet vetëm”. Kur të vini në kishë, nëse e shihni dikë vetëm, ju lutem, a do ta përshëndetni dhe të uleni me të? …

Fraza “askush nuk ulet vetëm” gjithashtu do të thotë se askush nuk ulet vetëm emocionalisht ose shpirtërisht. Një herë, shkova me një baba zemërthyer të vizitoja djalin e tij. Vite më parë, djali qe entuziast që do të bëhej dhjak i ri. Rasti e deshi që familja t’i blinte një palë këpucë të reja për herë të parë.

Por në kishë, dhjakët qeshën me të dhe këpucët e tij. Këpucët i kishte të reja, por jo në modë. I turpëruar dhe i lënduar [shpirtërisht], dhjaku i ri tha se nuk do të shkonte më kurrë në kishë. Zemrën e kam ende copë për të dhe familjen e tij. …

Në Kishën e Tij të rivendosur, të gjithë jemi më mirë kur askush nuk ulet vetëm. Le të mos t’u tregojmë njerëzve thjesht ku të ulen apo t’i lejojmë të vijnë! Le t’i mirëpresim, t’i vlerësojmë, t’u japim shërbesë e t’i duam çiltërsisht! …

Sot, shumë njerëz ndihen të vetmuar dhe të izoluar. …

Ka shumë arsye pse mund të ndiejmë se nuk përshtatemi në kishë, se, në mënyrë figurative, ulemi vetëm. …

Mosia 18:21 na fton t’i thurim zemrat në bashkim dhe dashuri. Ju ftoj të shqetësoheni më pak, të gjykoni më pak, të jeni më pak kërkues ndaj të tjerëve dhe, kur është nevoja, të jeni më pak të ashpër me veten. …

Përkatësia në besëlidhje thellohet ndërsa vijmë te njëri‑tjetri dhe te Zoti në hanin e Tij. Zoti na bekon të gjithëve kur askush nuk ulet vetëm.