2025
Profetët e Perëndisë
Për Forcën e Rinisë, Nëntor 2025


Sesioni i Paradites të së Dielës

Profetët e Perëndisë

Pjesë të shkëputura

alt text

Ganë

Shkarkoje në formatin PDF

Zoti i dëshmoi gruas nga Shunemi se Eliseu ishte një profet i Perëndisë dhe ajo veproi duke e mirëpritur në shtëpinë e vet.

Edhe ne mund të marrim një dëshmi vetjake për profetët e Perëndisë sot dhe të hapim zemrën dhe mendjen – shtëpinë tonë – kundrejt mesazhit që Ati ynë Qiellor ka për ne në këto ditë të mëvonshme. …

Çfarë është një profet? Një profet është një burrë të cilin Perëndia e ka thirrur që të flasë për Të. …

Profetët janë shikues dhe zbulues. Kjo do të thotë që ata mund të shohin atë që të tjerët nuk mund ta shohin, dhe ata mund të profetizojnë për ngjarje të së ardhmes. … Profetët marrin urdhërime dhe zbulesa nga Zoti. …

Profetët gjithashtu shpallin ungjillin dhe janë mësues dhe lajmëtarë të frymëzuar të Perëndisë për çdo njeri në tokë. …

Profetët dëshmojnë për Krishtin, ekzistencën e Tij, shërbesën e Tij dhe hyjninë e Tij. …

Gruaja nga Shunemi na mësoi se ne mund ta kemi atë dëshmi nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Ju premtoj se sapo ta dimë se ata janë të vajosurit e Perëndisë, jeta jonë do të jetë më e lehtë pavarësisht nga sfidat tona të vazhdueshme, ndërsa do t’i bindemi zërit të tyre me mirëbesim, besim dhe shpresë. Për ta dëgjuar dhe për t’iu bindur zërit të profetit, është vendimtare të mbështetemi në çdo gjë të mirë deri në Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit tonë. …

Jam mirënjohëse për udhërrëfimin dhe përpjekjet e përkushtuara të profetëve të gjallë. … Do të jetë gjithmonë Zoti i cili i zgjedh shërbëtorët e Tij.