2025
Ata Janë Gjykatësit e Vetvetes
Për Forcën e Rinisë, Nëntor 2025


Sesioni i Pasdites të së Dielës

Ata Janë Gjykatësit e Vetvetes

Pjesë të shkëputura

alt text

SHBA

Shkarkoje në formatin PDF

Një qëllim parësor i Krijimit dhe ekzistencës sonë në vdekshmëri është për të na siguruar mundësinë që të veprojmë dhe të bëhemi çfarë Zoti na fton të bëhemi. …

… Ne nuk jemi bekuar me lirinë morale të zgjedhjes për të bërë çfarëdo që duam, kurdoherë që duam. Përkundrazi, sipas planit të Atit, e kemi marrë lirinë morale të zgjedhjes për të kërkuar dhe vepruar sipas të vërtetës së përjetshme. …

Presidenti Dallin H. Ouks ka theksuar se ungjilli i Jezu Krishtit na fton si të dimë diçka dhe të bëhemi diçka nëpërmjet ushtrimit me drejtësi të lirisë morale të zgjedhjes. …

[Dhe prapëseprapë] veprat dhe dëshirat tona, të vetme, nuk mund të na shpëtojnë. “Pas gjithçkaje që ne mund të bëjmë”, ne pajtohemi me Perëndinë vetëm nëpërmjet mëshirës dhe hirit në dispozicion nëpërmjet flijimit shlyes të pafundmë dhe të përjetshëm të Shpëtimtarit. …

Shumë prej nesh mund të presin që paraqitja jonë para shufrës së Gjykatësit të Përjetshëm të jetë e ngjashme me një procedurë në një gjykatë ligjore në botë. Do të kryesojë një gjykatës. Do të paraqiten prova. Do të jepet një vendim. Dhe ka të ngjarë që ne do të jemi të pasigurt dhe plot frikë derisa të mësojmë rezultatin përfundimtar. Por unë besoj se një karakterizim i tillë është i pasaktë. …

Frika nga Zoti nuk është një ankth ngurrues rreth hyrjes në praninë e Tij për t’u gjykuar. Përkundrazi, është perspektiva e njohjes përfundimisht rreth vetes sonë të “gjëra[ve] ashtu siç janë në të vërtetë” dhe ashtu siç do të jenë në të vërtetë”. …

Përfundimisht, atëherë, ne … jemi gjykatësit e vetvetes. Askush nuk do të ketë nevojë të na thotë se ku të shkojmë. Në praninë e Zotit, ne do të dallojmë se çfarë kemi zgjedhur të bëhemi në vdekshmëri dhe të dimë për veten tonë se ku duhet të jemi në përjetësi.