Sesioni i Paradites të së Shtunës
Ungjilli i Jezu Krishtit i Përqendruar te Familja
Pjesë të Shkëputura
Mongoli
Argjentinë
Doktrina e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka në qendër familjen. …
Pavarësisht atij konteksti doktrinor, ka kundërshtim. …
Rëniet e numrit të martesave dhe lindshmërisë në nivel kombëtar, janë të kuptueshme për arsye historike, por vlerat dhe praktikat e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme duhet t’i përmirësojnë, jo t’i ndjekin, ato prirje. …
Ndërsa ndikimet prindërore zvogëlohen, shenjtorët e ditëve të mëvonshme kanë ende një përgjegjësi të dhënë nga Perëndia për t’u mësuar fëmijëve të tyre të përgatiten për destinacionin tonë si familje në përjetësi (shihni te Doktrina e Besëlidhje 68:25). …
Shpëtimtari ynë, Jezu Krishti, është modeli ynë shembullor e suprem. … Ndjekja e Krishtit dhe dhënia e vetes në shërbim ndaj njëri‑tjetrit është ilaçi më i mirë për egoizmin dhe individualizmin që tani duken se janë kaq të zakonshëm.
Prindërit gjithashtu kanë një detyrë për t’u mësuar fëmijëve të tyre njohuri praktike përveç parimeve të ungjillit. …
… Familjet lulëzojnë kur mësojnë në grup dhe këshillohen së bashku për të gjitha çështjet që e shqetësojnë familjen dhe pjesëtarët e saj. …
Bekime të mëdha u vijnë familjeve nëse luten së bashku, duke u gjunjëzuar në darkë dhe mëngjes për të ofruar falënderime për bekimet dhe për t’u lutur rreth shqetësimeve të përbashkëta. Familjet gjithashtu bekohen ndërsa adhurojnë së bashku në shërbesat në Kishë dhe në mjedise të tjera takimesh shpirtërore. Lidhjet familjare forcohen gjithashtu nga historitë familjare, krijimi i traditave familjare dhe tregimi i përvojave të shenjta. …
Unë dëshmoj për Zotin Jezu Krisht, i cili është Biri i Vetëmlindur i Perëndisë, Atit tonë të Përjetshëm. Ai na fton ta ndjekim shtegun e besëlidhjeve që të çon drejt një takimi familjar qiellor.