Sesioni i Pasdites të së Shtunës
Proklamata mbi Familjen – Fjalë nga Perëndia
Pjesë të shkëputura
SHBA
Më pëlqen shumë proklamata mbi familjen. … Proklamata ka një origjinë hyjnore, prandaj duhet ta trajtojmë me nderimin që meritojnë fjalët nga Perëndia. …
Kur u paraqit, proklamata nuk përputhej me pikëpamjet e shumë njerëzve në botë. As atëherë. As tani. Ka nga ata që ndihen të fyer nga deklarata mbi familjen, martesën dhe gjininë. Disa sugjerojnë që Kisha ta tërheqë mbrapsht, ta rishikojë ose madje ta vërë mënjanë proklamatën.
Kjo proklamatë mbi familjen është, sikurse shpalli Presidenti Hinkli, doktrinë, vëllezërit e motrat e mia të dashura. Parimet nuk janë në mospërputhje, por përsosurisht në përputhje me udhët e Zotit dhe shtegun e Tij të besëlidhjeve. Mësimet e proklamatës iu zbuluan nga Zoti ynë, Jezu Krishti, Apostujve të Tij atëherë dhe tani. …
Për ata që kanë shqetësime, dijeni se jeni fëmijë i prindërve qiellorë, pjesë e familjes së Atit tuaj Qiellor. Askush nuk ju njeh më mirë ose interesohet më thellësisht për ju sesa Ai. Drejtojuni Atij, derdhjani zemrën Atij, mirëbesojini Atij dhe premtimeve të Tij. …
Ne gjejmë te proklamata për familjen:
“[E]tërit dhe nënat kanë detyrimin ta ndihmojnë njëri-tjetrin si partnerë të barabartë”.
Të barabartë është një fjalë që ka rëndësi. …
Kur jetojmë me sytë tanë të drejtuar vetëm te lavdia e Perëndisë, ne e respektojmë njëri‑tjetrin dhe e përkrahim njëri‑tjetrin. …
Ati ynë në Qiell e ka dhënë proklamatën mbi familjen për të ndihmuar që të na udhërrëfejë për në shtëpi tek Ai, për të na ndihmuar të mësojmë dhe të mbushemi me dashuri, forcë, qëllim dhe kuptueshmëri të përjetshme.