Sesioni i Pasdites të së Shtunës
Zoti po e Përshpejton Veprën e Tij
Pjesë të shkëputura
Kili
SHBA
Ka një provë të qartë që besimi te Jezu Krishti po rritet në kohën tonë. Në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka pasur një rritje mbresëlënëse të kthimeve në besim dhe të pjesëmarrjes së të kthyerve në besim. …
… Ndërsa Zoti e përshpejton veprën e Tij, ne duhet të kemi dashuri, t’i edukojmë shpirtërisht dhe t’u shërbejmë atyre që e pranojnë ungjillin e Tij. …
Ju që jeni të rinj ose të kthyer në besim, ka sfida me të cilat mund të përballeni. Jini të duruar me veten. …
Marrja e ordinancave dhe e besëlidhjeve dhe të jetuarit e urdhërimeve janë thelbësore. Përqendrohuni te besëlidhjet e domosdoshme për ekzaltimin. …
Të mësuarit e doktrinës së kulluar të Jezu Krishtit është një përpjekje gjatë gjithë jetës, si në të kuptuarit e doktrinës, edhe në të jetuarit e një jete si të Krishtit. Besëlidhjet thelbësore sigurojnë një strukturë të cilën e përshkruajmë si shtegu i besëlidhjeve. …
Nëse caktuat një synim që të merrnit denjësisht çdo besëlidhje të nevojshme për ekzaltim, ju do të jeni në shtegun që çon drejt mbretërisë çelestiale. Tempulli dhe ordinancat e tempullit duhet të jenë përqendrimi ynë. …
Ne të gjithë ndihemi të papërshtatshëm teksa përpiqemi fort që të bëhemi si Jezu Krishti. Shlyerja e Tij na lejon që të pendohemi çdo ditë kur dështojmë. …
Ndjekja e Shpëtimtarit, e doktrinës dhe mësimeve të Tij kurrë nuk ka qenë e lehtë në një botë që është vazhdimisht në rrëmujë. … Fatmirësisht, profetët e gjallë na sigurojnë udhërrëfimin që na nevojitet veçanërisht për kohën tonë. …
… Jap dëshminë time të sigurt e të palëkundur se Jezu Krishti jeton dhe për shkak të Shlyerjes së Tij, ne mund të jemi një me Të.