2025
Dhe Tani Shoh
Për Forcën e Rinisë, Nëntor 2025


Sesioni i Paradites të së Dielës

Dhe Tani Shoh

Pjesë të shkëputura

alt text

Skoci

Shkarkoje në formatin PDF

Kapitulli i nëntë i Gjonit shënon përvojën e Jezusit dhe të dishepujve të Tij duke kaluar pranë një lypësi të verbër që nga lindja. …

Jezusi ia dha kuptimin e parë këtij bashkëbisedimi, duke u thënë dishepujve të Tij se e gjitha kjo kishte ndodhur “që tek ai të dëftohen veprat e Perëndisë”. …

Një e vërtetë tjetër që është e dukshme këtu, janë instrumentet që Krijuesi i qiellit dhe i tokës dhe gjithçka në to janë përdorur për ta siguruar këtë mrekulli: pështyma dhe një grusht dhe! Këta përbërës tejet të pazakontë deklarojnë se Perëndia mund të na bekojë me çfarëdo metode që Ai zgjedh. …

Pra, po sikur përgjigjet për lutjet tona të vijnë në mënyra të thjeshta ose jo të drejtpërdrejta? A jemi të gatshëm të ngulmojmë në përpjekjen për ta jetuar ungjillin e Krishtit pavarësisht nga sa pështymë dhe baltë do të na duhet? …

Takimi im i parë me Shpëtimtarin që më dha sy dhe më dha jetë me prova reale për të vërtetën, nuk ndodhi me baltë vajosëse ose në pellgun e Siloamit. Jo, instrumenti i së vërtetës që solli shërimin tim nga Zoti, erdhi si faqet e një libri, po, Libri i Mormonit: Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit! …

… Sidoqoftë, ndikimi i Librit të Mormonit në jetën time nuk është më pak mrekullibërës nga sa ishte vendosja e pështymës dhe dheut mbi sytë e të verbrit. Ai ka qenë për mua një shufër sigurie për shpirtin tim, një dritë e mrekullueshme dhe depërtuese zbulese, një ndriçim i shtegut në të cilin duhet të eci kur vijnë mjegullat e errësirës. Siç me siguri kanë ardhur dhe me siguri do të vijnë.