Sesioni i Paradites të së Shtunës
Të Bekuar Janë Paqebërësit
Pjesë të shkëputura
Brazil
Qendra e Konferencave, SHBA
Jesus Coming Out of the Tomb [Jezusi Duke Dalë nga Varri], nga Dan Burr
Le t’i shqyrtojmë më tej këto tri vende ku një shenjtor i sotëm i ditëve të mëvonshme bën paqe.
E para është në zemrën tonë. …
… Ungjilli i Jezu Krishtit i ushqen dhe i thur këto tipare hyjnore në zemrën tonë, përfshirë paqebërjen, duke na bekuar në këtë jetë dhe në tjetrën.
Së dyti, ndërtimi i paqebërjes në shtëpitë tona duke përdorur modelin e Zotit për të ndikuar në marrëdhëniet tona me njëri-tjetrin: bindjen, durimin, mirësjelljen, mirësinë, zemërbutësinë dhe dashurinë e pashtirur. …
… Për të qenë paqebërës, ne i falim të tjerët dhe i lartësojmë qëllimisht të tjerët në vend që t’i rrëzojmë ata.
Së treti, paqebërja në komunitetet tona. …
… Në bashkësitë dhe komunitetet tona, zgjedhshim ta shohim njëri-tjetrin si fëmijë të Perëndisë!
Si përmbledhje, do të bëj një ftesë. … A do ta merrnit në konsideratë një plan paqebërjeje njëjavor, me tre hapa?
-
Një ambient shtëpie pa grindje: Kur fillon grindja, ndaloni dhe riniseni me fjalë dhe vepra dashamirëse.
-
Ndërtimi i urës digjitale: Para se të publikoni, përgjigjeni ose komentoni në internet, bëni pyetjen: “A do të ndërtojë kjo një urë?” Nëse jo, ndaloni. Mos e dërgoni. Në vend të kësaj, shpërndani mirësi. Shpallni paqe në vend të urrejtjes.
-
Riparoni dhe ribashkoni: Çdo pjesëtar i familjes mund të identifikojë një marrëdhënie të nderë me qëllim që të kërkojë falje, të japë shërbesë, të riparojë dhe ribashkojë. …
Paqebërja është një cilësi e ngjashme me të Krishtit. …
Ne përmbushim rolin tonë hyjnor si fëmijë të një Ati të dashur Qiellor ndërsa përpiqemi fort të bëhemi paqebërës.