2025
Shikoni te Perëndia dhe Jetoni
Për Forcën e Rinisë, Nëntor 2025


Sesioni i Paradites të së Dielës

Shikoni te Perëndia dhe Jetoni

Pjesë të shkëputura

alt text

Kaliforni

Bolivi

Qendra e Konferencave, SHBA

Madagaskar

Shkarkoje në formatin PDF

Sigurisht, këshilla “shiko te Perëndia dhe jeto” ka kuptim për ne jo vetëm në përjetësi, por gjithashtu sjell gjithë ndryshimin në karakterin dhe cilësinë e jetës sonë në vdekshmëri. …

Asnjë premtim nuk përsëritet më shpesh në shkrimin e shenjtë të Librit të Mormonit sesa ky: “Për aq sa ju të zbatoni urdhërimet e mia, ju do të begatoheni në tokë, por për aq sa ju nuk do të zbatoni urdhërimet e mia ju do të përjashtoheni nga prania ime”. … Termi “begatohen” nënkuptonte që gëzonin udhërrëfimin dhe bekimet e qiellit në jetën e tyre. … “Begatia” përfshinte aftësinë për të triumfuar mbi vështirësitë dhe sprovat. …

… Urdhërimet dhe këshillat e Perëndisë gjenden në shkrimet e shenjta dhe në fjalët e shërbëtorëve të Tij. Parimet dhe idealet e paraqitura në dokumentin “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, janë një shembull parësor. Një tjetër është motoja udhërrëfyese që gjendet te broshura Për Forcën e Rinisë. …

Duket se nuk ka mbarim të burimeve të ndryshme tek të cilat njerëzit kërkojnë kuptim, lumturi dhe ndihmë. Shumë janë “duke parë përtej shenjës”. … Duke parë te Perëndia, mund të gjejmë paqe në vështirësi dhe besimi ynë mund të vazhdojë të rritet edhe në kohë dyshimi dhe sfidash shpirtërore. Ne mund të marrim forcë përballë kundërshtimit dhe izolimit. Ne mund ta pajtojmë idealen me realitetin e tanishëm. …

Të shikojmë te Perëndia do të thotë se Ai nuk është vetëm njëra nga përparësitë tona; përkundrazi, do të thotë se Ai është përparësia jonë më e lartë.