2025
Hyrje
Për Forcën e Rinisë, Nëntor 2025


Sesioni i Paradites të së Shtunës

Hyrje

Pjesë të Shkëputura

alt text

Qendra e Konferencave, SHBA

Shkarkoje në formatin PDF

Të dashur vëllezër e motra të mia, po mblidhemi ndërsa vajtojmë vdekjen e Presidentit tonë të dashur Rasëll M. Nelsonit. Ju flas si President i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve, pozicion në të cilin më kanë mbështetur në çdo konferencë tonën lagjeje, kunji e të përgjithshme, këto shtatë vjet e gjysmë të fundit.

Ne do të vijojmë me këtë konferencë të përgjithshme gjysmëvjetore, duke vazhduar sipas planit dhe me folësit dhe muzikën e caktuar nga Presidenti Nelson pas muajsh përgatitjeje. …

… Presidenti Nelson e kuptonte vlerën që ka konferenca e përgjithshme për t’u dhënë drejtim shenjtorëve për muajt e ardhshëm. Ne e nderojmë atë duke ndjekur programin e planifikuar të konferencës që miratoi ai. …

Homazhi im i shkurtër, i përshtatshëm për këtë konferencë dhe homazhet që kemi bërë tashmë, është ky: Unë e kam dashur Rasëll M. Nelsonin dhe kam mësuar më shumë rreth ungjillit dhe për udhëheqjen në ungjill nga miqësia dhe shoqërimi im i gjatë me të sesa nga çdo udhëheqës tjetër që e kam njohur personalisht. Ai është model për ne si shërbëtor dhe ndjekës i Zotit Jezu Krisht.