2025
Aventura e Ekskursionit
Maj 2025


“Aventura e Ekskursionit”, Miku, maj 2025, f. 40–41.

Aventura e Ekskursionit

“Le të ikim tinëz nga grupi”, – tha Ralfi.

Një ngjarje e vërtetë nga Gana.

Grup fëmijësh duke qëndruar përpara një shenje prej gurësh

Niamedo vrapoi drejt autobusit me vëllanë e tij të vogël, Kuejmin. Ngjitën shkallët dhe u ulën pranë një dritareje. Niamedo hodhi vështrimin jashtë për të parë diellin që shkëlqente mbi pemët e gjelbra. Shkolla e tyre po shkonte në ekskursion te një park i mbrojtur natyror. Dita e sotme do të ishte një aventurë.

“Ej, Niamedo!”

Shokët e Niamedos, Ralfi dhe Siera, u ulën në ndenjësen në krah të tij.

Ralfi e tërhoqi nga mënga Niamedon dhe pëshpëriti: “Kur të arrijmë në park, le të shkojmë të eksplorojmë!”

“Po!” – tha Siera. “Ne mund të bëjmë aventurën tonë.”

Ralfi pohoi me kokë i emocionuar. “Mund të ikim tinëz përpara veprimtarisë së parë.”

Niamedo përfytyroi të gjitha gjërat që mund të shihnin në vendin e shkretë. Pemë të larta, kafshë interesante dhe ndoshta ujëvara!

“Duket zbavitëse! Le ta bëjmë!”, – tha ai me buzëqeshje.

Kur autobusi mbërriti te parku i mbrojtur natyror, Niamedo dhe Kuejmi zbritën së bashku nga autobusi. Mësuesit e tyre u thanë të gjithëve që të qëndronin me grupin dhe të mos largoheshin.

Ralfi shkoi drejt Niamedos. “E mban mend planin?” – pëshpëriti Ralfi.

Niamedo pohoi me kokë. Por pastaj u ndal të mendonte. Eksplorimi i vendit të shkretë dukej emocionues, por Niamedo gjithashtu e dinte se mund të ishte i rrezikshëm. Po sikur të humbnin ose të lëndoheshin?

Papritur, ndjeu një zë që i foli. Qëndro me Kuejmin.

Zëri ishte i qetë dhe i vogël. Niamedo e dinte se ishte Fryma e Shenjtë.

Ai ishte i shqetësuar se shokët e tij do të zemëroheshin me të që nuk do të eksploronte me ta. Por ndoshta Fryma e Shenjtë po e mbronte.

Niamedo u kthye nga Ralfi. “Më vjen keq, në fakt më duhet të qëndroj me vëllanë”, – tha ai. “Kam përgjegjësi për të.”

Ralfi u vrenjt.

“Por ti the se do të vije!”

“Mësuesja tha se duhet të qëndrojmë me grupin”, – tha Niamedo. Ralfi psherëtiu dhe u largua.

Djalë duke rrëshqitur me një kabllo dhe duke parë drejt një zogu

Niamedo dhe Kuejmi shkuan me pjesën tjetër të nxënësve dhe ndoqën mësuesit e tyre. Fillimisht shkuan te pika e lartë e kabllos për rrëshqitje. Era i frynte vrullshëm në fytyrë teksa rrëshqitnin mbi pemët e gjelbra që shkëlqenin. Ishte sikur po fluturonin!

Djalë duke u ngjitur mbi shkëmbinj dhe duke ngarë një kalë

Më pas udhërrëfyesit në park u mësuan rreth disa prej kafshëve që jetonin atje. Niamedo dhe Kuejmi mezi pritnin t’i shihnin. Ata mësuan rreth zebrave, majmunëve, gjarpërinjve, antilopave dhe shumë zogjve. Pasi i panë të gjitha kafshët e hatashme, ata shkuan për t’u ngjitur në shkëmbinj dhe për të ngarë kuajt. Më vonë luajtën lojëra.

Niamedo ishte i lumtur që kishte qëndruar me Kuejmin. Po të mos kishte qëndruar, do të kishte humbur kaq shumë gjëra zbavitëse.

Kur erdhi koha për t’u kthyer në autobus, Niamedo pa Ralfin dhe Sierën. Ata shkuan me vrap drejt tij.

“Për pak sa nuk na ndoqën majmunët e egërsuar”, – pëshpëriti Ralfi. Dukej paksa i frikësuar. “Mund të ishim lënduar.”

Siera pohoi me kokë. “Bëre mirë që nuk erdhe.”

“Uaa”, – tha Niamedo. “Gëzohem që jeni mirë!”

“Fryma e Shenjtë vërtet po më mbronte”, – mendoi ai. E mbajti Kuejmin për dore teksa hipën në autobus së bashku.

Ishte mirënjohës që Fryma e Shenjtë i kishte mbajtur të sigurt dhe i ndihmoi të kishin një aventurë zbavitëse.

Historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Cam Kendall