2025
Më Mëso rreth Frymës së Shenjtë
Maj 2025


“Më Mëso rreth Frymës së Shenjtë”, Miku, maj 2025, f. 46–47.

Bazat e Ungjillit

Më Mëso rreth Frymës së Shenjtë

Fryma e Shenjtë është një shpirt. Kjo do të thotë që Ai nuk ka një trup fizik. Ai na ndihmon të dimë se çfarë dëshiron të na thotë Ati Qiellor.

Fryma e Shenjtë mund të na ngushëllojë kur jemi të frikësuar ose të trishtuar. Ai na flet me ndjenja të qeta dhe ide.

Fryma e Shenjtë na ndihmon të ndihemi të lumtur kur bëjmë zgjedhje të mira.

Fryma e Shenjtë na ndihmon të ndiejmë dashuri nga Ati ynë Qiellor dhe Jezu Krishti. Ai na ndihmon të dimë se çfarë është e vërtetë.

Koha e Veprimtarisë

Fryma e Shenjtë mund të ndihmojë për të të udhërrëfyer që të bësh zgjedhje të mira. Trego me gisht zgjedhjet e mira që po bëjnë këta fëmijë.

Faqe në PDF me një veprimtari

Ilustrimet nga Tracy Walker