2025
Ndiq Fjalët e Gëzueshme
Maj 2025


“Ndiq Fjalët e Gëzueshme”, Miku, maj 2025, f. 44–45.

Lexim i Thjeshtë

Ndiq Fjalët e Gëzueshme

Një ngjarje e vërtetë nga SHBA‑ja.

“A mund të shkojmë që të vizatojmë me shkumës?” – e pyeti Kuini mamanë.

“Sigurisht!” – tha mami. “Eja të shkojmë.”

Kuini, vëllai dhe motra e tij e vogël vrapuan përjashta.

“Dua blunë!” – bërtiti Kuini.

Edhe Kejdi dhe Kloi rrëmbyen shkumësa. Ata u ulën dhe filluan të vizatonin në trotuar. Mamaja mori disa shkumësa të kuq dhe filloi të shkruante.

Djalë i vogël duke ngjyrosur me shkumës në trotuar

“Çfarë po bën?” – pyeti Kuini.

“Po shkruaj fjalë të gëzueshme për fëmijët e shkollës kur të kthehen për në shtëpi sot”, – tha mami.

Kuini mund ta shihte shkollën nga dritarja në pjesën e përparme të shtëpisë. Atij i pëlqente t’i përshëndeste me dorë fëmijët kur kalonin pranë shtëpisë.

“Çfarë mesazhesh mund të shkruajmë që t’i bëjmë të buzëqeshin?” – pyeti mami.

Fëmijë i vogël që vizaton yje me shkumës në trotuar

Kuini lexoi mbi supin e mamit. “Ti je …”

“Mrekulli!” – e mbaroi fjalinë mamaja.

Kuini buzëqeshi dhe vazhdoi të lexonte. “Je i fortë. Mund t’ia dalësh!”

Atëherë Kuinit i erdhi një ide. Ai filloi të vizatonte një vijë të gjatë te njëri nga mesazhet e mamasë. Ai vizatoi një vijë drejt mesazhit tjetër. Pastaj bëri një lak drejt një tjetri.

Grua duke shkruar në trotuar me shkumës: “Je më i miri!”

“Çfarë po bën?” – pyeti mami.

“Po bëj një vijë që fëmijët të ecin mbi të”, – tha Kuini. Ai filloi të vraponte mbi vijën. “E sheh? Po u tregoj se ku t’i gjejnë të gjitha fjalët e gëzueshme.”

“Mendoj se ajo është një mënyrë e shkëlqyer për ta bërë çdonjërin të buzëqeshë”, – tha mami. Dhe kjo gjë e bëri Kuinin që të buzëqeshte edhe më shumë.

Vajzë e vogël duke vizatuar me shkumës në trotuar pranë një mesazhi që thotë: “Mund t’ia dalësh!”
Historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Asya Aizenstein