2025
Shënimet e Konferencës
Maj 2025


“Shënimet e Konferencës”, Miku, maj 2025, f. 4–5.

Shënimet e Konferencës

Dallin H. Ouks

Ndihmë nga Qielli

Presidenti Ouks foli rreth gjërave që Ati Qiellor na jep për të na ndihmuar që të zgjedhim të drejtën. Ndihma më e fuqishme për ne është Shpëtimtari ynë, Jezu Krishti. Për shkak të Tij, ne mund të marrim falje dhe të jetojmë përsëri pasi të vdesim. Ati Qiellor na jep gjithashtu urdhërime, ordinanca e besëlidhje dhe Frymën e Shenjtë për të na ndihmuar dhe udhërrëfyer.

Vizato një mënyrë se si të ndihmon ty Ati Qiellor!

Henri B. Ajring

Pranë Shpëtimtarit

Presidenti Ajring tha se kur ishte i ri, mbledhja e sakramentit zhvillohej në mbrëmje. Një natë të errët dhe të ftohtë, ai ndjeu një dritë dhe ngrohtësi në godinën kishtare ndërkohë që mori sakramentin. Kur kënduan fjalët “O Shpëtu’s, pran’ k’të nat’ më rri”, ai ndjeu dashurinë dhe afërsinë e Shpëtimtarit nëpërmjet Frymës së Shenjtë.

Vizato një mënyrë se si mund t’i afrohesh më pranë Jezu Krishtit.

Emi A. Rajt

Beso, Përkit, Bëhu

Motra Rajt tregoi se si ne mund të bëhemi ndjekës të Jezu Krishtit gjatë gjithë jetës. Ne mund të besojmë tek Ai duke mësuar rreth Tij dhe duke e ndier Frymën e Shenjtë. Ne mund t’i përkasim Jezu Krishtit dhe Kishës së Tij duke bërë dhe duke i mbajtur besëlidhjet. Dhe ne mund të bëhemi si Ai duke ndjekur shembullin e Tij.

Patrik Kirën

Një Dhuratë e Veçantë

Plaku Kirën foli rreth traditës mbarëbotërore të dhënies së dhuratave. Ne japim dhe pranojmë dhurata. Edhe pinguinët i dhurojnë njëri‑tjetrit guralecë me shkëlqim si dhurata! Një dhuratë e rëndësishme nga Ati Qiellor është dijenia se ne jemi vërtet bijat e Tij të shtrenjta dhe bijtë e Tij të çmuar. Kur e pranojmë vërtet këtë dhuratë, ne mund të dimë se cilët jemi dhe se sa tërësisht na duan.

Benxhamin M. Z. Tai

Një Qiell me Yje

Plaku Tai dhe familja e tij fushuan një herë në natyrë nën qiellin me yje. Fëmijët e tij e pyetën se pse nuk mund t’i shihnin yjet në qytetin e tyre. Ai shpjegoi se ndotja e bënte të vështirë që të shiheshin yjet. Shpërqendrimet dhe tundimet mund të na e veshin shikimin tonë shpirtëror. Por me besim, ne mund ta dimë se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti janë gjithmonë aty.

Faqe në PDF

He Lives [Ai Jeton], pikturë nga Simon Dewey, ilustrimet nga Josh Talbot

  • “Me Mua Rri; Ësht’ Muzg Tani”, Himne, nr. 93.