“Trupi Yt Është një Dhuratë!” Miku, maj 2025, f. 38–39.
Trupi Yt Është një Dhuratë!
Trupat fizikë kanë madhësi, forma, aftësi dhe ngjyra të ndryshme. Secili trup është një dhuratë e mahnitshme nga Perëndia dhe një pjesë e rëndësishme e planit të Tij.
Të gjithë trupat meritojnë respekt. Fol me mirësi për trupin tënd dhe trupat e njerëzve të tjerë. Njerëzit mund të thonë gjëra të pakëndshme për ty, por nuk ke pse u beson ose të përqendrohesh te fjalët e tyre.
Trupi yt fizik është shtëpia për shpirtin tënd. Ajo që fut në trupin tënd dhe trurin tënd, ka rëndësi. Ne mund të kujdesemi për trupat tanë duke ngrënë ushqime të shëndetshme, duke bërë ushtrime fizike dhe duke fjetur sa duhet.
Ne mund të kujdesemi për shpirtrat tanë duke ia vënë veshin Frymës së Shenjtë, duke u lutur dhe duke zgjedhur të drejtën.
Shumica e njerëzve kanë më shumë se 200 kocka. Kockat e tua e mbështetin dhe e mbrojnë trupin tënd. Muskujt e tu të ndihmojnë të lëvizësh, të ecësh e të vraposh.
Valvulat në zemrën tënde hapen dhe mbyllen më shumë se 100 000 herë në ditë. Kjo ndihmon që të shtyjë gjakun nëpër të gjithë trupin tënd.
Truri yt punon shumë për të kuptuar gjithçka që ti sheh, dëgjon e ndien. Ai është më i fortë dhe më i shpejtë sesa ndonjë kompjuter.
Teksa mosha kalon, trupi yt do të rritet. Ati Qiellor e krijoi trupin tënd që të vazhdojë të ndryshojë gjatë gjithë jetës sate.
Ajo që bën me trupin tënd, është shumë më e rëndësishme sesa si duket trupi yt. A e përdor atë për t’i trajtuar të tjerët dhe veten tënde me mirësi dhe për ta ndjekur Jezu Krishtin?
Mos e krahaso trupin tënd me trupin e dikujt tjetër. Mbaj mend, trupi yt është një dhuratë nga Ati Qiellor!
Ilustrimi nga Jeff Harvey