“Meri dhe Karolina Shpëtojnë Shkrimet e Shenjta”, Miku, maj 2025, f. 26–28.
Histori nga Shkrimet e Shenjta
Meri dhe Karolina Shpëtojnë Shkrimet e Shenjta
Meri Rollinsi ishte 12 vjeçe kur mësoi fillimisht rreth Librit të Mormonit. Ajo mori hua një kopje dhe qëndroi zgjuar pjesën më të madhe të natës duke lexuar.
Meri ishte gjithashtu e emocionuar për një libër të ri, të quajtur Libri i Urdhërimeve. Ai kishte shumë prej mësimeve që Jezu Krishti ia kishte dhënë Jozef Smithit.
Por disa njerëz nuk e pëlqenin Kishën. Një ditë, disa burra u futën me dhunë në godinën ku po shtypej Libri i Urdhërimeve. E flakën makinerinë e shtypshkrimit jashtë dritares dhe i hodhën fletët në rrugë.
Meri dhe motra e saj më e vogël, Karolina, u fshehën dhe vështronin. Meri donte t’i shpëtonte fletët përpara se të prisheshin. Karolina kishte frikë, por ato e dinin se fletët përmbanin fjalën e Perëndisë.
Motrat vrapuan drejt rrugës dhe rrëmbyen sa më shumë fletë që mundën. Disa burra i panë dhe u bërtitën që të ndalonin. Meri dhe Karolina i shtrënguan më fort fletët dhe vrapuan drejt fushës me misër aty pranë.
Dy burra i ndoqën nga pas. Meri dhe Karolina u shtrinë përtokë dhe i fshehën fletët poshtë trupave të tyre. Ato dëgjonin në heshtje teksa burrat i kërkonin.
Shpejt burrat hoqën dorë. Meri dhe Karolina ishin të sigurta. Ato i shpëtuan fletët. Sot ato mësime janë te Doktrina e Besëlidhje.