“Të Ecësh në Gjurmët e Tij”, Miku, maj 2025, f. 17.
Shkruar nga Ti
Të Ecësh në Gjurmët e Tij
Një ditë familja ime shkoi me gjyshen dhe gjyshin që të rrëshqiste me sajë. Ecëm drejt një vendi të hapur që ishte i mbuluar me një metër dëborë të saporënë. Ishte vërtet e vështirë të ecje mbi të. Motra ime e kishte të vështirë që të ecte në dëborë, prandaj gjyshi tha: “Ec vetëm në gjurmët e mia”.
Motra ime dhe unë filluam të ecnim në gjurmët e tij. Pas ca kohe desha të provoja që të ecja më vete për pak. Kur eca vetëm në dëborë, ishte shumë herë më e vështirë.
Ecja në hapat e gjyshit qe më e lehtë, sepse ai tashmë e kishte bërë pjesën e vështirë të ecjes në dëborë. Kam një dëshmi se Jezu Krishti tashmë e ka bërë pjesën më të vështirë. Nëse ecën në gjurmët e Jezusit, edhe jeta jote do të jetë më e lehtë.
Ilustrimi nga Abby Rummler