“Siguri Përpara Perëndisë”, Miku, maj 2025, f. 2–3.
Një Mesazh Konference nga Profeti
Siguri Përpara Perëndisë
Përshtatur nga biseda “Siguri në Praninë e Perëndisë”, Liahona, maj 2025, f. 127–129.
Kur i bëjmë dhe i mbajmë besëlidhjet, ne mund të kemi siguri nga Fryma e Shenjtë. Ne mund të kemi sigurinë se Ati Qiellor na dëgjon dhe na do më shumë nga sa mund ta kuptojmë. Mund të kemi sigurinë se Ai dëshiron që të na ndihmojë të arrijmë potencialin tonë më të lartë. Dashuria hyjnore dhe virtyti e hapin udhën për të pasur siguri përpara Perëndisë!
Dashuria hyjnore ndaj të gjithëve është tipari dallues i paqebërësve! Le t’i lutemi Atit Qiellor që të na i mbushë zemrat me dashuri hyjnore.
Virtyti e bën çdo gjë më të mirë dhe më të lumtur. Nëse ke një mendim të keq, një mendim të ashpër ose një mendim të trishtë, virtyti do t’i përzërë ato mendime.
Mendimet, fjalët dhe veprimet tona nevojitet të jenë të mbushura me virtyt dhe me dashurinë e pastër të Krishtit ndaj të gjithë njerëzve. Të ftoj të rritesh në sigurinë tënde përpara Zotit.
Studioje Atë
Vizatoji ose shkruaji përgjigjet e tua ndaj këtyre pyetjeve rreth mesazhit të Presidentit Nelson.
-
Si mund t’u tregosh dashuri dhe dashuri hyjnore të tjerëve?
-
Çfarë është diçka e mirë që mund të mendosh, nëse të vjen në mendje një mendim i keq, i ashpër apo i trishtë?
Cilin shkrim të shenjtë përdori Presidenti Nelson për të dhënë mësim rreth dashurisë hyjnore dhe virtytit? (E dhënë ndihmëse: Mund të përdorësh shkrimet e tua të shenjta për t’i kërkuar ato.)
-
Hebrenjve 11:1
-
Amos 3:7
Ilustrimi nga Josh Talbot