2025
Fjalët e Mia të Ungjillit
Maj 2025


“Fjalët e Mia të Ungjillit”, Miku, mars 2025, f. 10.

Fjalët e Mia të Ungjillit

Kërkoji këto fjalë dhe fraza në këtë numër botimi të revistës Miku!

Urdhërimi

Pllakat prej guri

Një urdhërim është diçka që Ati Qiellor na e kërkon ta bëjmë sepse Ai na do. Urdhërimet janë udhëzime që Ai na i jep me qëllim që të jemi të lumtur dhe të kthehemi tek Ai një ditë. Ne bekohemi kur i zbatojmë urdhërimet e Tij.

Dhuntitë Shpirtërore

Vajzë me duart mbi zemrën e saj

Nëpërmjet Frymës së Shenjtë, Ati Qiellor i ka dhënë gjithsecilit dhunti shpirtërore për t’i bekuar të tjerët. Jo çdo njeri ka të njëjtat dhunti, por çdo njeri ka një dhunti shpirtërore nga Perëndia. Mund të lexosh për disa prej këtyre dhuntive te Doktrina e Besëlidhje 46:11–26.

Dëshmia

Një dëshmi është ajo që beson ose e di se është e vërtetë rreth Atit Qiellor, Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tyre.

Jeta e Përjetshme

Falë Shlyerjes dhe Ringjalljes së Jezu Krishtit, ne mund të kemi jetë të përjetshme, që do të thotë se do të jetojmë përgjithmonë me Atin Qiellor, Jezusin dhe familjet tona.

Alt text

Ilustrimet nga Madison Baker