2025
Eja, Më Ndiq – Veprimtaritë
Maj 2025


Eja, Më Ndiq – Veprimtaritë”, Miku, maj 2025, f. 22–23.

Eja, Më NdiqVeprimtaritë

Për mbrëmjen e shtëpisë ose studimin e shkrimeve të shenjta – apo thjesht për argëtim!

28 Prill – 4 Maj: Doktrina e Besëlidhje 41–44

Dritë e Kuqe, Dritë e Gjelbër

Djalë dhe vajzë duke luajtur në oborrin me bar

Shkrimet e shenjta na mësojnë se sa e rëndësishme është që t’i zbatojmë urdhërimet e Perëndisë (shih te Doktrina e Besëlidhje 42). Vëreni një person si udhëheqës dhe të qëndrojë në krye të grupit. Kur të thotë “dritë e gjelbër”, çdo njeri mund të lëvizë përpara. Kur të thotë “dritë e kuqe”, çdo njeri duhet të ngrijë në vend.

5–11 Maj: Doktrina e Besëlidhje 45

Boria e Engjëllit

Fëmijë duke i fryrë një borie prej letre

Një engjëll do t’i bjerë një borie kur Jezu Krishti të vijë përsëri (shih te Doktrina e Besëlidhje 45:45). Bëj borinë tënde vetjake prej letre. Përdridhe një fletë letre në formën e një koni dhe ngjite mirë. Gjithashtu mund t’i shtosh një dorezë borisë sate ose rrathë për butonat. Më pas ushtrohu të flasësh me tingujt e borisë dhe të thuash përse e do Jezu Krishtin.

12–18 Maj: Doktrina e Besëlidhje 46–48

Kavanozi i Mirësisë

Dorë fëmije duke nxjerrë shirita letre nga një kavanoz qelqi

Perëndia i jep çdo personi dhunti shpirtërore. Kjo do të thotë se Ai na bekon me talente nëpërmjet Frymës së Shenjtë (shih te Doktrina e Besëlidhje 46:11–33). Gjej një kavanoz ose gotë bosh. Në fletë letre shkruaj talente ose dhunti të ndryshme që mund t’i ketë dikush. Bëjeni me radhë duke zgjedhur letra nga kavanozi dhe duke thënë emrin e dikujt që e njihni, i cili ose e cila e ka atë dhuratë.

19–25 Maj: Doktrina e Besëlidhje 49–50

Ndiqe Shtegun

Këmbë fëmije duke ecur mbi katrorë letre

Ungjilli i Jezu Krishtit shpesh quhet besëlidhja e përjetshme (shih te Doktrina e Besëlidhje 49:9; 12–14). Presidenti Nelson gjithashtu e ka quajtur atë shtegu i besëlidhjeve. Në disa fletë letre shkruaj mënyra se si mund ta ndjekim Jezu Krishtin. Bëj një shteg me letra dhe me radhë ecni mbi të.

Faqe në PDF

Fotografitë nga Christina Smith