“Kartat e Tempujve”, Miku, maj 2025, f. 16.
Kartat e Tempujve
Tempulli i Tokios, Japoni
-
U përkushtua në vitin 1980 dhe ishte tempulli i parë në Azi.
-
Brenda ka modele tradicionale japoneze në pëlhurat dhe dritaret.
-
Në vitin 1949 një Apostull profetizoi se në Japoni do të ndërtoheshin disa tempuj. Tani Japonia ka katër tempuj!
Tempulli i Pnom‑Penit, Kamboxhë
-
Ky do të jetë tempulli i parë në Kamboxhë.
-
Ka më shumë se 16 000 anëtarë të Kishës në Kamboxhë.
-
Gjatë vizitës së parë të Presidentit Nelson në Kamboxhë, ai tregoi figura se çfarë pamje do të ketë ky tempull.
Tempulli i Kopenhagës, Danimarkë
-
Fillimisht u ndërtua si një godinë kishtare, më pas u ndryshua në një tempull, 73 vjet më vonë.
-
Tempulli ka derën origjinale të hyrjes dhe tullat e kuqe të godinës kishtare.
-
Ka një kullëz pranë tempullit me një statujë të engjëllit Moroni në majë.
Ilustrimet nga Rachel Erickson