2025
Mos e Ndiq Atë Qen!
Maj 2025


“Mos e Ndiq Atë Qen!”, Miku, maj 2025, f. 8–9.

Mos e Ndiq Atë Qen!

A ishte kjo ndjenjë nga Fryma e Shenjtë?

Një ngjarje e vërtetë nga SHBA‑ja.

Vajza duke ngarë biçikleta me një qen që vrapon përpara tyre

“Eja të shkojmë!” – bërtiti Lorena teksa kaloi rrugën.

Marsi vuri kaskën. “Erdha!”

Marsi e ngau biçikletën poshtë trotuarit drejt shoqeve të saj. Asaj i pëlqente shumë të luante lloj‑lloj lojërash me Lorenën dhe Kasidinë. Por mbi të gjitha i pëlqente shumë të ngiste biçikletën me to.

Teksa vajzat ngisnin biçikletat në trotuar, qeni i fqinjës, Roketi, filloi t’i ndiqte.

“Oh, jo”, – tha Kasidia. “Duhet ta kthejmë atë në shtëpi!”

Mirëpo qeni nuk donte të shkonte në shtëpi. I thirrën që të ndalej, por Roketi thjesht vazhdoi të vraponte. Pavarësisht se çfarë bënë, ai vraponte sa andej‑këtej dhe tundte bishtin. Po zbavitej!

Teksa vajzat e ndoqën Roketin, Marsi e kuptoi se shtëpitë po dukeshin gjithnjë e më pak të njohura. Ajo po largohej gjithnjë e më shumë nga rruga e saj. Marsi nuk njihte asnjeri që jetonte në këto shtëpi.

“Ku po shkojmë?” – mendoi Marsi. “A do të mund ta gjej rrugën për t’u kthyer?”

Marsi u përpoq të mos shqetësohej dhe vazhdoi të ngiste biçikletën. Por ndjenja iu kthye sërish. Diçka po i thoshte se duhej të shkonte në shtëpi.

Marsi e ndali biçikletën e vet në trotuar. Ajo tha me zë të lartë: “Ndoshta duhet të kthehemi tani!”

“Duhet ta çojmë Roketin në shtëpi”, – tha Kasidia. Ajo dhe Lorena vazhduan të ngitnin biçikletat mbas qenit.

Marsi ende kishte një ndjesi të çuditshme. Përse po ndihej kaq e shqetësuar? A po e ndienin edhe shoqet e saj?

Ndoshta e kam vetëm unë këtë ndjesi”, – mendoi Marsi. A ishte vallë nga Fryma e Shenjtë? Ajo ishte pagëzuar dhe konfirmuar disa muaj më parë dhe mami e babi i kishin mësuar që të mbante vesh për Frymën e Shenjtë. Ata i thanë se Ai do t’i fliste me ndjenja në zemër ose me mendime në mendje. E dinte se Ai do ta udhërrëfente po të mbante vesh.

E pati përsëri ndjenjën. Këtë herë ishte më e fortë. Mos e ndiq atë qen.

“Unë do të kthehem”, – u thirri Marsi shoqeve të saj.

“Në rregull!” – tha Lorena.

Vajzë duke ngarë biçikletën në drejtim të kundërt nga vajzat e tjera që po ndjekin qenin

Marsi u kthye dhe e ngau biçikletën andej nga erdhi. Kur mbërriti në shtëpi, e la biçikletën në oborr dhe u fut brenda. Mami ishte e zënë me punë në kuzhinë.

“Ç’kemi, mami?” – tha Marsi. “Erdha në shtëpi. U ndjeva e shqetësuar brenda vetes.”

Mami u ndal. “Çfarë ndodhi?”

“Pata një ndjenjë paralajmëruese ndërsa po ngisja biçikletën me shoqet. Prandaj u ktheva në shtëpi”, – tha Marsi. “Mendoj se ishte Fryma e Shenjtë.”

Mami e përqafoi. “Jam e kënaqur që ia vure veshin asaj ndjenje.”

Marsi u ndje mirë brenda vetes. “Edhe unë.”

Historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Simini Blocker