“Ndjekja e Jezusit në Malajzi”, Miku, maj 2025, f. 14–15.
Ndjekja e Jezusit në Malajzi
Njihu me Lukën
Luka e ndjek Jezu Krishtin duke u lutur dhe duke i ngushëlluar të tjerët. Atij i pëlqen shumë që të lutet me familjen. Një herë, po kalonte një kohë të vështirë për provimin e tij të shkrimit të gjuhës kineze. Kur u ushtrua dhe u lut për ndihmë, ai qe në gjendje ta përfundonte provimin.
Atij i pëlqen shumë të shkojë në Fillore dhe të mësojë rreth asaj që dha mësim Jezu Krishti. Ai thotë: “Ndjekja e Jezusit më bën shumë të lumtur”. Atij i pëlqen që t’i shërbejë mamit duke e ndihmuar me punët e shtëpisë dhe duke u kujdesur për vëllanë më të vogël kur luajnë përjashta. Ai thotë: “Kur i ndihmoj të tjerët, ndiej ngrohtësi në zemër”.
Rreth Lukës
Mosha: 7 vjeç
Nga: Kuala‑Lumpuri, Malajzi
Gjuhët: anglisht, kinezisht dhe malajisht
Synimet: 1) Të arsimohet. 2) Të jetë me familjen e tij përgjithmonë.
Hobet: T’i mësojë dhe ndihmojë të tjerët, të ngasë skuterin dhe të lexojë
Familja: Mami, babi, një vëlla më i vogël dhe një motër më e vogël
Të Parapëlqyerat e Tij
Historia nga Shkrimet e Shenjta: Kur Jezusi u lind në një grazhd (shih te Lluka 2:7)
Fruta dhe perimja: Mandarinat dhe karotat
Ushqimi: Nasi lemak (oriz me qumësht arre kokosi)
Festa: Krishtlindja
Ngjyra: E kuqe
Kënga e Fillores: “Kënga e Ngjarjes së Krishtlindjes” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 32)