2025
Të Mësojmë nga Konferenca
Maj 2025


“Të Mësojmë nga Konferenca”, Miku, maj 2025, f. 6–7.

Të Mësojmë nga Konferenca

Duke Parë drejt Tempullit

Ndiq labirintin për të shkuar në tempull. Çfarë është diçka që mezi e pret rreth vajtjes në tempull një ditë?

Dëgjimi i Konferencës

Gjatë konferencës, familja ime dhe unë i emërtojmë tasat e karameleve me fjalë si besimi, tempulli dhe lutja. Kur dëgjojmë njërën nga fjalët, mund të marrim karamele nga tasi me fjalën përkatëse. Këto fjalë më ndihmojnë të mendoj për Jezusin dhe t’i dëgjoj bisedat.

Xhejn C., 6 vjeçe, Kebek, Kanada

Më pëlqen konferenca e përgjithshme sepse nëpërmjet bisedave mund të ndiej Frymën e Shenjtë dhe të mësoj më shumë rreth Jezu Krishtit.

Tomas P., 8 vjeç, Buenos‑Ajres, Argjentinë

Ejani te Krishti

Plaku Geri E. Stivenson dha mësim se simboli i Kishës na kujton që Krishti është qendra e Kishës sonë dhe se duhet të jetë edhe qendra e jetës sonë.

Hiq një vijë për të përputhur përshkrimin me secilën pjesë të simbolit.

  • Guri i qoshes është guri më i rëndësishëm në themelet e një ndërtese. Emri i Kishës është brenda një guri qosheje për të na kujtuar se Jezu Krishti është Guri Kryesor i Qoshes.

  • Krahët e shtrirë të Shpëtimtarit përfaqësojnë premtimin e Tij për t’i përqafuar të gjithë ata që vijnë tek Ai.

  • Harku nën të cilin qëndron Jezu Krishti, përfaqëson çastin kur Ai doli nga varri, i ringjallur. Ai jeton dhe ne e ndjekim Atë!

Faqe në PDF me citime dhe veprimtari

Ilustrimet nga Josh Talbot